Çfarë tha ish-ministri Saimir Tahiri pasi u kthye nga Viena në një udhëtim dy ditor

Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës. Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Ndonëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahiri preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.

Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj?” – u pyet ai nga gazetarët.

“Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, – tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?” (Tahiri largohet).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne