Çfarë u ka premtuar Amerika kurdëve në lidhje me Rakan?

Këto ditë të gjitha vështrimet e qarqeve politike e mediatike të botës janë drejtuar tek lufta për çlirimin e Rakas.

Amerika synon të mposhtë ISIS-in të kryeqytetin e tij në Siri me qëllim që kjo fitore të shërbejë si një mjet propagandistik për qeverinë e Donald Trump si dhe të ringjallë rolin e SHBA si xhandar ndërkombëtar. Amerikan synon të konsolidojë pozitën e saj në territorin e Sirisë dhe të krijojë një balancë me praninë e Rusisë në këtë vend dhe këtë qëllim ka ndërmend ta realizojnë nëpërmjet kurdëve, ndërsa Turqia i sheh me dyshim këto zhvillime. Por edhe rusët janë të pranishëm në Manbixh dhe i përkrahin forcat kurde dhe nuk dëshirojnë të braktisin rajonet kurde të Sirisë, sepse këto rajone kanë rezerva të mëdha të naftës. Ky është dimensioni ekonomik, ndërsa nga aspekti politik, Moska kërkon që në çdo vend të jetë përballë Amerikës.

Ndërkohë, forcat e ushtrisë siriane ndodhen në fshatrat përreth Manbixhit dhe kontrolli mbi këtë rajon u është dorëzuar atyre nga forcat kurde për të shmangur praninë e Turqisë në këtë rajon. Por interesant është fakti se kurdët e Sirisë, gjatë bisedimeve të paqes në Gjenevë prezantuan kërkesën e tyre për krijimin e shtetit të pavarur të Kurdistanit të Sirisë dhe bashkëngjitjen e qytetit Raka me këtë shtet. Nëse një kërkesë e tillë rezulton e parealizueshme, kurdët sirianë kërkojnë që ashtu si kurdët e Irakut, të kenë një provincë autonome federale të varur nga qeveria qendrore e Sirisë. Departamenti amerikan i Shtetit, me shpejtësi iu përgjigj kërkesës së kurdëve duke deklaruar se e ardhmja e Sirisë do të përcaktohet nga populli sirian dhe shprehu përkrahjen e koalicionit ndërkombëtar për forcat e brendshme siriane që luftojnë kundër ISIS-it. Me këtë veprim, Uashingtoni nuk e bëri të qartë nëse e përkrah apo jo kërkesën e kurdëve për një shtet të pavarur ose për një njësi autonome federale.

Nga ana tjetër, Amerika i ka heshtur rivalët e kurdëve, pra arabët, dhe njëkohësisht nuk e ka hedhur poshtë kërkesën e kurdëve për të mos i ftohur shpresat e tyre tek SHBA. Uashingtoni ka deklaruar se sirianët do të vendosin për të ardhmen e vendit dhe kurdët janë pjesë e popullit sirian. Amerika, e cila dëshiron të konsolidojë pozitën e saj në rajonet lindore të Sirisë, nuk mund t’i injorojë kurdët që jetojnë në një hapësirë të madhe në këto rajone. Është e debatueshme kërkesa e kurdëve që edhe Raka t’i bashkangjitet njësisë federale kurde në veri të Sirisë. Këtu shtrohet pyetja: Çfarë i nxiti kurdët të parashtrojnë një kërkesë të tillë? Që kur Raka ka qenë e banuar nga kurdët që tashmë ata e kërkojnë edhe këtë rajon? Të gjithë e dinë se shumica e popullsisë në Raka janë arabë. A mos kanë lidhje me këtë çështje sulmi i forcave amerikane në Raka dhe përkrahja e tyre e fuqishme për forcat kurde siriane? Vallë, pas perdeve, Amerika u ka premtuar kurdëve bashkimin e Rakas me shtetin e ardhshëm të Kurdistanit të Sirisë?/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne