Shqiperia

Çfarë u tha për FETO-n në programin “Arena” të Dritan Hila

Të mërkurën në emisionin “Arena”i drejtuar nga Dritan Hila, u bisedua mbi tematikën, se “Kush janë dhe pse po ndeshen muslimanët shqiptarë”, ku pjesë e këtij paneli kanë qenë: Olsi Jazenxhi – historian, Ermir Gjinishi -pedagog, Ylli Zyla – ish shef i SHIU, Hajro Limaj – ish ATASHE në Ankara dhe Emir Coskun – studiues turk.

Secili prej të ftuarve bazuar në fakte apo histori kanë dhënë opinionet e tyre mbi ndarjen pro Erdogan dhe pro Gylen.

Olsi Jazexhi: Gyleni zhvilloi një farë “Opus Dei” në Islam. Gylenizmi u zhvillua paralel me Erbakanizmin. Erbakanizmi me anë të lëvizjes “Millî Görüş” arriti të formojë një lëvizje të fuqishme dhe po ashtu u gjend në krye të disa partive politike. Me rrëzimin e tij lëvizja që kishte formuar u nda në dy pjesë, në partinë Saadet e cila vazhdon edhe sot dhe në krahun e Erdoganit i cili bëri paqe me perëndimin. Në vitet 2000 Erdogani ka qenë personi më i dashur i perëndimit. Erdogani nuk do të mund të vinte në pushtet pa mbështetjen e Gylenit. Gylenizmi kishte në dorë të bënte grusht shteti sa herë të donte, për më tepër ngaqë diçka e tillë ishte edhe në kushtetutë. Goditja ndaj ushtrisë nuk u bë nga Erdogani, por nga gylenistët. Gyleni arriti të infiltrojë në të gjithë strukturat shtetërore.

Ermir Gjinishi: Në periudhën e kohës moderne të Turqisë u formuan disa urdhra mistike, ndër këta gylenistët kanë qenë më të suksesshmit. Gyleni është një lëvizje që ka në qendër të vet kultin e individit, këtu bie marrëdhënia me besimin e pastër. Është një lloj laboratori që përdor të gjithë instrumentat e nevojshme për të përdorur njerëzit me anë të shpëlarjes së trurit. Po ashtu kanë të ardhura marramendëse. Konflikti mes Erdoganit dhe Gylenit nuk ka ndodhur për forcë politike, por për shkak pushteti. Lëvizja Gylen është akuzuar shumë kohë para Erdoganit për tentativë për pusht shteti. Gyleni është larguar nga shteti i tij pasi është akuzuar për tentativë.

(Dritan Hila: Kur Ecevit viztoi në 1999 një kolegj turk ka patur kritika të rënda)

Të gjithë forcat turke e kanë pranuar si grusht shteti dhe e kanë dënuar lëvizjen Gylen. Si qemalistët ashtu edhe lëvizjet e tjera janë bashkuar për herë të parë në histori në këtë temë. Tentativa u dënua edhe nga faktori ndërkombëtar. Janë kritikuar masat e ndërmarra, por nuk e kanë refuzuar tentativën. Mbi të gjitha ky nuk është një debat shqiptarësh, nuk e kemi nisur ne dhe nuk do e mbarojmë ne.

(Dritan Hila: Janë të një fondacioni që financohet nga lëvizja Gylen.)

Olsi Jazexhi: Lëvizja Gylen ka qenë e suksesshme jo vetëm në Turqi, por edhe në ish vendet e Bashkimit Sovjetik. Pas konsolidimi të pushtetit në ish vendet e Bashkimit Sovjetik shkollat në këto vende u mbyllën. Gyleni ka histori të gjatë dhe ka shkuar paralelisht me CIA-n amerikane. Ne kemi kolegjet që u hapën pas viteve 90, ishte koha kur Turqia dëshironte të shtonte influencën në Ballkan. Kolegjet janë të mirë dhe kanë sjellë një eksperiencë të mirë. Këto shkolla finacohen nga Bill Gates. Unë kam qenë këshilltar në vitet 2003-2005 pranë Selim Muçës dhe kjo ka qenë koha kur gylenistët janë infiltruar në Shqipëri. Vdekja e Hafiz Ali Korçës dhe vrasja e Sali Tivarit u bënë shkak që të depërtonin sa më shumë. Amerika kishte frikë kur shihte të diplomuarit në vendet arabe. Pastaj solli me zor gylenistët këtu. Në vitin 2003 korporata Rank bëri një studim si të formojë një lëvizje impakte në botë e cila do të shërbente për SHBA-në. Fatmir Mediu kur flet për hapjen e universitetit Bedër thotë se e kanë hapur në konsultim me partnerët ndërkombëtar. Tenederi i Islamit në Shqipëri iu dha lëvizjeres gyleniste.

Dritan Hila: I kanë bërë kërkesë jozyrtare Erdoganit që të sjellë një kuadër të kualifikuar në Shqipëri.

Olsi Jazexhi: Do të them këtë që nëse je myfti në Shqipëri ose do të punosh me dëshirë me Shikun ose me pahir. Në Shqipëri Islami nuk është fe e lirë. Nuk është, si Kisha Katolike apo Ortodokse. Erdogani po mundohet të luajë rolin e Vatikanit dhe Greqisë për kishat katolike në mënyrë që ta mbrojë Islamin nga influenca e gylenistëve.

Emir Coşkun: Konflikti mes Erdogan dhe Gylenit ka nisur kur Erdogani dëshironte të mbyllte qendrat e kurseve. Në zgjedhjet e 2011 Gyleni ka dashur të fusë një deputet, por Erdogani nuk e lejoi.

Dritan Hila: A ka një lidhje të ngushtë mes shtetit dhe xhamive në Turqi?

Emir Coşkun: Gjithmone ka pasur influencë, sepse eshte Dijaneti i Turqisë, ashtu si KMSH që operon.

Ylli Zyla: Rasti i Kosovës është i papranueshëm. Duhet të jemi në anën e vendeve që zbatojnë konventën e të drejtave të njeriut. Kur unë kam qenë drejtues kanë qenë larguar pjesa e vehabistëve dhe kishte marrë një fuqi të madhe pjesa e moderuar e Islamit turk. Besimtarët shqipar ndjehen në një përplasje në konfliktin Erdogan-Gylen. Unë mendoj se ishte një grusht shteti i stisur. Baza e këtij grushti janë forcat e armatosura. Po të donte të bënte një grusht shteti ushtria do të ishte i suksesshëm. Kontrollin civil mbi ushtrinë e ka bërë Erdogani në formë tinzare. Aludoj se Erdogani e ka sajuar vetë këtë grusht shteti.

Emir Coşkun: Në grushtin e shtetit nuk ka pasur pjesëmarrje të plotë të ushtrisë, por vetëm 5 %.

 (Dritan Hila: A ka jetuar Erdogani në Tetovë për tre vjet?)

Olsi Jazexhi: Në Turqi ka qenë modë të thuash se je shqiptar, kjo vazhdon edhe sot. Elita ushtarake dhe politike e vendit deri më vonë ka qenë formuar nga shqiptarët.

Dritan Hila: A kemi gjueti shtrigash në Shqipëri?

Ermir Gjinishi: Ky nuk është një problem që na përket ne. Besoj se e teprojmë kur themi se o je erdoganist ose gylenist. Kosova është një problem i madh. Turqia është në gjendje emergjente. Më duket banale që kryeministri të mos dijë gjë për atë që ndodhi atje. Kosova nuk është treguar aspak serioze në këtë pjesë.

Olsi Jazexhi: Ka qenë policia kosovare, shefi i shërbimit inteligjente dhe ministri i brendshëm që e kanë bërë punën. Turqia është vend aleat i Kosovës. Ka qenë shteti i dytë që ka njohur pavarësinë. Mirëpo Kosova është vilajet i SHBA-së. Rrëmbimi i turqve nuk është bërë pa lejen e amerikanëve.

Ylli Zyla: Tani na vjen fermani nga jashte që t’i mbyllim shkollat. Ne Turqinë e kemi partner strategjik. Nuk jam dakord me deklaratat dypalëshe kur thonë “populli vëlla turk-shqiptar”, e para është ndjenjë inferioriteti e dyta është cinizëm. Jemi vëllezër me anë të ngjizjes me përdhunim, se kemi qenë të pushtuar.

Ermir Gjinishi: Debati bëhet tek financa. Ata 6 persona kanë lëvizur 60 milionë dollarë nëpër duar. Ata akuzohen se kanë përdorur si trampolinë Shqipërinë.

OPINIONE