Chomsky akuzon Izraelin për ndërhyrje “të ashpër” në zgjedhjet e SHBA

Studiuesi i njohur amerikan dhe aktivisti politik Noam Chomsky ka akuzuar Izraelin për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA, duke theksuar se ndërhyrja izraelite “tejkalon shumë” çdo përpjekje që pretendohet se është kryer nga Rusia në vitin 2016.

“Para së gjithash, nëse jeni të interesuar për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet tona, çfarëdo që rusët mund të kenë bërë, nuk peshon aspak në krahasim me atë që bën një shtet tjetër, haptazi, pa probleme dhe me mbështetje të madhe”, tha Chomsky në një intervistë me revistën Demokracy Now! “Ndërhyrja izraelite në zgjedhjet e SHBA-së në mënyrë të jashtëzakonshme kapërcen çdo gjë që rusët mund të kenë bërë, domethënë, deri në pikën ku kryeministri i Izraelit, Netanjahu, shkon drejtpërdrejt në Kongres pa njoftuar as presidentin dhe flet në Kongres me duartrokitje të jashtëzakonshme , në përpjekje për të minuar politikat e presidentit – kjo është ajo çfarë ndodhi me Obaman dhe Netanjahun në vitin 2015, “shtoi ai. Kryeministri izraelit mbajti fjalimin në Kongres pa njoftuar zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë, një veprim që kishte zemëruar ish-presidentin Barak Obama. Më shumë se 50 demokratë bojkotuan fjalimin e Netanjahut në atë kohë. Në komentet e tij gjatë intervistës, studiuesi amerikan tha se presidenti rus Vladimir Putin kurrë nuk kishte mbajtur një fjalim të tillë në Kongres dhe se asnjë udhëheqës i huaj kurrë nuk e kishte sulmuar kaq keq politikën e administratës amerikane. “A erdhi Putini për të mbajtur një fjalim në seancat e përbashkëta të Kongresit duke u përpjekur tu bëjë thirrje ligjvënësve të ndryshojnë politikën amerikane, pa e informuar as presidentin?” tha Chomsky. “Dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e këtij ndikimi dërrmues. Pra, nëse ndodh që të interesoheni për influencën e ndikimit të huaj në zgjedhje, ka vende të tjera për të parë”, shtoi ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne