Chomsky: Irani po forcohet ndërsa SHBA po e humb forcën

Aktivisti amerikan, gjuhëtari, filozofi, logjisti, kritiku politik, historiani dhe shkrimtari, Avram Noam Chomsky ka pohuar se politika sulmuese dhe sistemi ndryshues botëror i qeverisjes amerikane janë shkak për humbjen e forcës së SHBA-së dhe forcimin e Iranit në Azinë Perëndimore.

Bota po lëviz nga një sistem i vjetër në një të ri, dhe vecoritë e këtij sistemi tani nuk janë të qarta.

Koordinatat e këtij tranzicioni mund të shihen si ndryshime në piramidën e fuqisë botërore, dobësimin e regjimeve dhe institucioneve aktuale ndërkombëtare, dobësimin e Amerikës dhe rënien e hegjemonisë gjithëpërfshirëse të këtij regjimi, formimin e regjimeve të reja rajonale, zhvlerësimin e dollarit në marrëdhëniet tregtare dhe financiare në mbarë botën dhe rritjen e fuqive rajonale dhe ndërkombëtare.

Lidhur me këtë tranzicion në botë, gazeta Keyhan ka zhvilluar një intervistë me aktivistin amerikan, gjuhëtarin, filozofin, logjistin, kritikun politik, historianin dhe shkrimtarin, Avram Noam Chomsky i cili shkroi mbi 50 libra si “Të kuptuarit e pushtetit”, “Fitimi në shpinë të popullit”, “Fuqia në duart e kujt”, “ Imperializmi i egër amerikan”, “Sistemi botëror: i riu dhe i vjetri”.

Teksti i intervistës së gazetës Keyhan me këtë historian dhe shkrimtar amerikan është si më poshtë:

* Amerika, si një fuqi tradicionale që dominon në mënyrë të njëanshme në një botë njështyllëshe, po humbet me shpejtësi fuqinë e saj dhe në anën tjetër formohet një botë shumë shtyllëshe. Sa efektive janë sipas jush organizatat ekonomike Lindore si ASEAN, BRICS dhe Shanghai në zhvillimet e rëndësishme në botë dhe në formësimin e strukturës së re?

Pa dyshim, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kishin pushtetin dhe dominimin më të lartë në fusha të ndryshme të botës, por kurrë nuk e dominonin botën në mënyrë të njëanshme dhe e sunduan botën pa marrë parasysh pikëpamjet e të tjerëve. Nuk duhet të harrojmë se Amerika arriti kulmin në pushtet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por kjo fuqi gradualisht u tërhoq. Vetëm pak vite pas luftës, Kina u tërhoq nga fuqia dhe sundimi i Amerikës. Më vonë, edhe pse kanë mendime të ndryshme në fusha të ndryshme viteve të fundit, Kina dhe Rusia janë përpjekur të humbasin koordinimin mes tyre, gjë që nuk është aq e lehtë për të krijuar dhe vazhduar. Bota ngadalë filloi të shihte një gjeometri të re në të cilën tre akset luajtën një rol themelor. Sot, ky sistem treshtyllësh është rezultat i kolonializmit dhe ristrukturimit të sistemeve industriale të shoqërive të ndryshme, rezultati i të cilave është shfaqja e super ekonomive në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azinë Verilindore. Me daljen e një strukture të re treshtyllëshe, pavarësisht nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik, fuqia e Amerikës gradualisht u zhduk. Përveç kësaj, duhet të theksohet se Amerika është ende vendi më i pasur në fushën ushtarake, dhe është përbën rreth gjysmën e pasurisë së botës. Kjo forcë, që është shumë e rëndësishme, përmendet shumë pak. Luajnë një rol shumë të rëndësishëm çështjet globale, ASEAN, BRICS. Kina, natyrisht, do të luajë një rol më të madh në të ardhmen e fuqisë ekonomike globale. Problemi më i madh i Amerikës tani është pikëpamja e këtij vendi.

* Si e vlerësoni rënien aktuale të dollarit dhe të ardhmen e fuqisë ekonomike amerikane, derisa Kina mbush rezervat e saj me ari në sasi të mëdha, të cilat bazohen në monedhën kombëtare “Yuan” dhe me marrëveshje të mëdha ekonomike të nënshkruara me vendet e tjera?

Politika e pranuar në Shtetet e Bashkuara është vazhdimi i ruajtjës e dollarit si një monedhë e fortë në nivel global. Megjithëse kjo politikë është e dobishme për ekonominë amerikane, ajo sjell defiçite serioze të buxhetit komercial. Nga ana tjetër, pasi që dollari po dobësohet gradualisht, shpenzimet për konsumatorët po rriten, por prodhimet vendore të çdo vendi i sigurojnë vetit përfitim. Ekzistojnë vështirësi të ndryshme ndaj dollarit, por për momentin këto janë probleme potenciale që nuk ndikojnë shumë.

* Si ndikojnë faktorët e tjerë duke përfshirë edhe ata kulturor, ekonomik dhe ushtarak në formimin e një rendi të ri global?

Në formësimin e gjeometrisë së re luajnë rol shumë faktorë, por asnjëri nuk është aq i efektshëm sa dimensionet ushtarake dhe ekonomike.

* Si e vlerësoni performancën e Iranit në gjetjen e një roli për rendin e ri global? Sa ishte e suksesshme Republika Islamike e Iranit në këtë fushë?

Irani mundi të rrisë fuqinë e saj në rajon falë Uashingtonit, sulmi i Amerikës ndaj Irakut zhduku armikun e parë të Iranit në rajon dhe pas Sadam Huseinit, ndikimi i këtij vendi në Irak u rrit ndjeshëm.

Burimi : Tasnim News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne