Bota

CIA është përpjekur të helmojë liderin e Koresë Veriore

Një celulë terroriste e mbështetur nga CIA dhe Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut po planifikon të vrasë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një sulm “biokimik”, deklaroi Pheniani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, celula ka “depërtuar” në Korenë e Veriut, por Ministria e Sigurisë Shtetërore do të “zbulojë dhe pa mëshirë do të shkatërrojë edhe të fundit terroristë të CIA-s së SHBA”, theksoi kjo ministri, siç thuhet nga agjencia e lajmeve shtetërore KCNA. Pheniani identifikoi një nga njerëzit e përfshirë në “komplotin e egër” si “Kim”, një punonjës i drurit i cili thuhet se u korruptua nga CIA duke punuar në Rusi në qershor të vitit 2014. “Kim” ka thënë se kishte marrë mbi 20,000 dollarë nga agjentët e Koresë së Jugut në dy raste dhe thuhet se kishte planifikuar të sulmonte (me një helm të paspecifikuar) udhëheqësin e Koresë së Veriut gjatë një ngjarjeje publike në Phenian. Gjithashtu, siç shtohet më tej, celula dyshohet se ka planifikuar të përdorë një helm të paspecifikuar edhe ndaj udhëheqësve të tjerë të shtetit komunist./ PT

OPINIONE

INTERVISTA