CIA, Fetullah Gyleni dhe grushti i dështuar në Turqi

nga F. William Engdahl.

Zyra e Prokurorisë të Stambollit ka lëshuar urdhër arrest për dy “ish” agjentë të CIA-s, ku i akuzon ata për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të korrikut 2016 kundër qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Mediat amerikane dhe disa institute të studimeve strategjike në Uashington i kanë hedhur poshtë akuzat si “të papranueshme” duke i cilesuar si përgjigje “me të njëjtën monedhë” nga Erdogani për arrestimin nga autoritetet amerikane të Riza Zarrabit, një tregtar ari turko-iranian i akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Është e qartë se ka më shumë prapa akuzave sesa thuhet.

Më 1 dhjetor, prokurorët turq lëshuan një urdhër arresti për Graham E. Fullerin, ish kreun e Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të CIA-s dhe ish kreun e CIA-s për operacionet e Lindjes së Mesme dhe Azinë Lindore. Urdhër arresti pretendonte se Fuller kishte qenë në afërsi të Stambollit natën e tentativës së grushtit të shtetit në një takim me një tjetër person të lartë “ish”agjentin i CIA-s, Henri Barkey. Pretendohet se të dy veteranët e CIA-s u takuan në hotelin Splendid me pesë yje në ishullin Büyükada rreth 20 minuta udhëtim me varkë nga Stambolli.

Ajo që është e dukshme në lidhje me akuzat është shkalla e përfshirjes së Fullerit me udhëheqësin e kultit turk, Fetullah Gylen, që tani është në mërgim në një pronë në Saylorsburg të Pensilvanisë, pasi u detyrua të largohej nga Turqia në vitin 1998 për t’i shpëtuar gjyqit për tradhti ndaj shtetit.

“Një nga fytyrat më inkurajuese të Islamit …”

Në korrik 2016, më pak se një javë pasi Erdogan akuzoi rrjetin e madh turk të Gylenit, se qëndronin pas grushtit të shtetit duke përdorur një rrjet oficerësh të lartë ushtarakë të cilët ishin rekrutuar në organizatën Gylen, Fuller shkroi për Huffington Post një lavd të tepruar per Gylenin me titull: “Lëvizja e Gylenit nuk është kult; Është një nga fytyrat më inkurajuese të Islamit sot.” Në të shkroi,

“Unë besoj se nuk ka gjasa që Gulen të ketë qenë udhëheqësi i përpjekjes dramatike të grushtit të dështuar kundër Erdoganit javën e kaluar …”

Fuller vazhdon të pranojë se ai e mbështeti zyrtarisht dhënien statusit të veçantë për Gylenin në SHBA në vitin 2006:

“Zbulim i plotë: Në një dokument publik kam shkruar një letër si qytetar në lidhje me aplikimin për kartën jeshile në SHBA për Gylenin në vitin 2006 duke deklaruar se nuk besoja se Gyleni përbënte kërcënim për sigurinë amerikane…”

Gjithsesi, zbulimi i plotë i Fuller-it le të kuptosh se nuk ishte thjesht një letër rekomandimi për një njeri që Fuller pretendonte se e kishte takuar vetëm një herë. Mbështetja e aplikimit të Gylenit për Green Card nga Fuller ishte aq e fortë saqë ai arriti të anashkalojë votën jo të FBI-së dhe përfaqësuesit ligjorë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Sigurisë. Në seancat e Gylenit, përfaqësuesit ligjorë të Departamentit Amerikan të Shtetit thanë,

“Për shkak të shumës së madhe të parave që lëvizja e Gylenit përdor për të financuar projektet e tij, ka pretendime se ai ka marrëveshje sekrete me Arabinë Saudite, Iranin dhe qeveritë turke. Ka dyshime se CIA është bashkë- financuese e këtyre projekteve. ”

Gyleni dhe NATO

Lidhjet ndërmjet Fetullah Gylenit dhe CIA-s shkojnë deri në vitet 80 kur Gyleni u rekrutua për të qenë aktiv në një rrjet turk të krahut të djathtë i koduar me emrin Counter-Guerrilla. Gyleni transmetoi dhe përhapi valët e Radios së CIA-s, Evropa e Lirë në rajonet islame të Bashkimit Sovjetik.

Anëtarët e Counter-Guerrilla ishin përgjegjës për një seri sulmesh terroriste të ekstremit të djathtë në Turqi dhe ndihmuan në një grusht shteti të përgjakshëm në 1980 me mbështetjen amerikane. Në fakt gjatë një gabimi të vogël duke mbrojtur Gylenin për ngjarjen e korrikut 2016, Fuller shkruajti një lavd për Gylenin,

“Ai madje u ndie i detyruar të mbështeste pushtetin ushtarak në vitin 1980 në mënyrë që të ruante vendin …”

Në atë grusht shteti të nxitur nga SHBA për të cilin Fulleri është plotësisht në dijeni, u krijua një diktaturë ushtarake nën gjeneralin Kenan Evren, ku u arrestuan 650,000 njerëz, u gjykuan 230,000 njerëz, u mbyllën të gjitha partitë politike, sindikatat dhe fondacionet, 171 veta u vranë nën arrest, qindra mijëra njerëzit u torturuan, dhe mijëra te tjerë akoma janë të humbur. Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane më vonë njoftoi se ndërsa grushti i shtetit i 1980-ës ishte duke u zhvilluar, Presidenti i atëhershëm Jimmy Carter u informua nga një ndihmës i cili tha, “Djemtë tanë e bënë këtë.” Dhe Gyleni, muslimani paqësor, e miratoi grushtin brutal të CIA-s

Gyleni dhe mësuesit e anglishtes të CIA-s

Në kaosin post-sovjetik të viteve 90 në Azinë Qendrore, CIA e përdori Gylenin dhe imazhin e tij të moderuar të Islamit për të ndërtuar një nga rrjetet më të gjera korruptivë që arriti në të gjithë të ashtuquajturin rajonin turk të ish-Azisë Qendrore Sovjetike, përfshirë Uzbekistanin, Kirgistanin dhe madje edhe Rajonin Autonom Ujgur të Xinjiangut në Republikën Popullore të Kinës, ku Ujgurët etnikë janë rekrutuar nëpërmjet Turqisë për të kryer terror në Siri gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2011, Osman Nuri Gündeş, ish-kreu i inteligjencës turke (“CIA turke”) dhe këshilltar kryesor i inteligjencës në mesin e viteve 90 tek kryeministrja Tansu Çiller, botoi një libër i cili u publikua vetëm në turqisht. Në libër Gündeşi, atëherë 85 vjeç dhe në pension, zbulon se gjatë viteve 90 shkollat ​​e Gylenit që po shtoheshin në gjithë Eurasinë, siguronin një bazë për qindra agjentë të CIA-s nën petkun e të qënurit “mësues të gjuhës angleze”. Sipas Gündes, lëvizja Gylen “strehoi 130 agjentë të CIA-s” vetëm në shkollat ​​e saj në Kirgistan dhe Uzbekistan.” Mësuesit e CIA-s,” shtoi ai, i dorëzonin raporte në njërin krah Pentagonit.

Organizata e Gylenit ka qenë aktive në destabilizimin e republikave muslimane të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik që nga momenti kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, dhe republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore shpallën pavarësinë e tyre nga Moska. Gylen u emërua nga një ish figurë e lartë e FBI-së si “një nga figurat kryesore të operacionit të CIA-s në Azinë Qendrore dhe Kaukaz”.

Kush është G. Fuller?

Edhe vetë Fulleri pranon se organizata Gylen kishte rreth dy milionë anëtarë në Turqi në prag të grushtit të shtetit të korrikut 2016. Ata ishin infiltruar në mënyrë sistematike dhe kryesisht kontrollonin politikën kombëtare, gjyqësorin, arsimin kombëtar dhe ushtrinë. Për më tepër, bashkëpunëtori i CIA-s Henri Barkey, gjithashtu i kërkuar, pranoi se kishte qenë në zonën e Stambollit natën e grushtit të shtetit.

Thuhet se autoritetet turke tani kanë dëshmi se edhe Fulleri ishte atje dhe thuhet se doli jashtë Stambollit përtej kufirit me siguri në Greqi, pasi u bë e qartë se grushti ishte duke dështuar. Prokuroria e Stambollit njoftohet se është e vendosur që Fulleri kishte kontakt të drejtpërdrejtë me ish-zyrtarin e CIA-s Henri Barkeyin dhe të dyshuar të tjerë të përfshirë në përpjekjen e grushtit të shtetit. Të dy si Barkey edhe Fuller, të cilët janë bashkëautorë të librit mbi Turqinë me titull “Pyetja kurde e Turqisë”, akuzohen për organizimin e një takimi në hotelin Splendid në Büyükada, 20 minuta larg nga Stambolli me varkë në ditën e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

Kur lexon fjalët e Fullerit mbi lajmin e urdhër-arrestit turk, të jepet përshtypja se Graham Fuller ishte një figurë e vogël e CIA-s. Ai shkroi,

“Kam shërbyer vetëm një herë në Turqi … si oficeri më i ri në bazën e CIA-s në Stamboll në mesin e viteve 60. Kam takuar Gylenin vetëm një herë në jetën time, vite pasi dola në pension, gjatë një interviste që e kam kryer 15 vjet më parë në Stamboll “.

Fuller mund të ketë qenë oficer i vogël i CIA-s në Stamboll në vitet 60; është e qartë se karriera fillon diku. Megjithatë ai nuk qëndroi i tillë për një kohë të gjatë.

Në vitin 1982, CIA e emëroi oficer zyrtar i inteligjencës për Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore. Kjo ndodhi në vitet e para të Ciklonit të Operacionit të CIA-s, luftës së fshehtë të CIA-s në Afganistan ku u përdorën Muxhahidinët dhe sauditi Osama bin Laden për të rekrutuar terroristët fanatikë xhihadistë nga bota arabe për të vrarë ushtarët sovjetikë dhe për të shkatërruar BRSS në atë që Zbigniev Brezhinski dhe të tjerët e quajtën Vietnami sovjetik. Graham Fulleri sigurisht që u përfshi në atë luftë të CIA-s në Afganistan. Ai ishte shefi i stacionit të CIA-s në Kabul deri në vitin 1978, në prag të fillimit të operacionit të Muxhahidëve të CIA-s.

Më pas Fuller u spostua në Langley, ku në vitin 1982 CIA e emëron Zyrtar të Inteligjencës Kombëtare për Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore, që përfshinte Arabinë Saudite të Bin Ladenit, si dhe Afganistanin, Pakistanin dhe Turqinë. Në vitin 1986, CIA e caktoi Graham Fullerin zëvendëskryetar të Këshillit Kombëtar të Inteligjencës, ku me sa duket ai kishte një rol vendimtar për të gjithë luftën në Afganistan dhe më tepër.

Në vitin 1987 sipas New York Times, Fuller si zëvendës-kryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të CIA-s shkroi një memorandum “instrumental” ku këshillonte se cfare e shkaktoi skandalin Iran-Contra, në të cilin CIA do të organizonte shitjet të fshehta të armëve në Iran për të furnizuar luften Iran-Irak të orkestruar nga SHBA dhe të përdorte të ardhurat për të financuar në mënyrë të paligjshme guerilasit e krahut të djathtë në Nikaragua. Në vitin 1988, kur media filloi të hetojë detajet e paligjshme të skandalit Iran-Contra, Fulleri la postin e lartë në CIA për një post në korporatën Rand të Pentagonit dhe CIA-s, ku qëndroi deri në vitin 2000. Disa dyshojnë se e bëri që të dilte nga qendëra e vëmendjes.

Gylen, Fuller dhe gjeopolitika e Azisë Qendrore

Veçanërisht, ndërsa ishte në RAND ai u bë bashkëautor me Paul B. Henze në një libër në vitin 1993 me titull “Gjeopolitika e Re e Turqisë: Nga Ballkani në Kinën Perëndimore”. Libri përshkruan saktësisht rrjetin gjeopolitik që Gyleni me CIA-n akuzohen se gritën pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991. Henze ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e CIA-s në grushtin e Turqisë në 1980, të cilin Fulleri e përshkruan pozitivisht në lidhje me Gylenin.

Në të dhënat e Kongresit amerikan, Fuller citohet të ketë thënë,

“Politika për udhëheqjen e evolucionit të Islamit dhe për t’i ndihmuar ata kundër kundërshtarëve tanë ka punuar në mënyrë të mrekullueshme në Afganistan kundër Ushtrisë së Kuqe. Të njëjtat doktrina mund të përdoren ende për të destabilizuar atë që ka mbetur nga fuqia ruse “.

Në këtë kontekst është shumë interesante një intervistë në 2011 e Washington Post me Graham Fullerin. Fulleri në intervistë mohon kategorikisht akuzat nga ish-kreu i inteligjencës të Turqisë që shkollat ​​e Gylenit në Azinë Qendrore shërbenin si mbulim për agjentët e CIA-s për të depërtuar në republikat myslimane të ish-Bashkimit Sovjetik. Fuller tha,

“Unë mendoj se historia e 130 agjentëve të CIA-s në shkollat ​​e Gylenit në Azinë Qendrore është shumë e egër”.

Megjithatë, Fuller, ish-zyrtari i lartë i CIA-s përgjegjës për operacionet në Azinë Lindore dhe Lindjen e Mesme shkroi një libër në vitin 2007 me titull Republika e Re Turke: Turqia si një shtet strumbullar në botën islame. Në qendër të librit ishte lavdërimi për Gylenin dhe lëvizjen e tij të “moderuar” islame në Turqi:

“Personaliteti karizmatik i Gylenit e bën atë figurën islame numër një të Turqisë. Lëvizja Gylen ka infrastrukturën dhe burimet më të mëdha dhe më të fuqishme të çdo lëvizjeje në vend. . . Lëvizja është bërë gjithashtu ndërkombëtare për shkak të sistemit të saj të largët të shkollave. . . në më shumë se një duzinë vendesh, përfshi vendet myslimane të ish-Bashkimit Sovjetik, Rusisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara “.

Pastaj Fuller vazhdoi intervisten për Washington Post duke e mohuar njohjen me George Fidas, një oficer i lartë i CIA-s për 31 vjet dhe bashkëpunëtor me Fullerin në letrën që i kërkonte Departamentit të Shtetit që të pranonte Gylenin me një vizë të veçantë:

“Unë nuk dhashë rekomandim për (Gylenin) për leje qëndrimi apo ndonjë gjë tjetër. Sa për George Fidas, nuk e kam dëgjuar asnjëherë për të dhe nuk e di se kush është ai “.

A mundet një figurë aq e shquar sa Graham Fulleri, ish-zyrtari i lartë i CIA-s të shqetësohej duke nënshkruar një kërkesë për Fetullah Gylenin, një njeri që ai pretendon se e ka takuar vetëm një herë dhe nuk shqyrtoi se kush tjetër do të nënshkruante? Shumë e papranueshme.

Më e pazakontë është se një bashkë-nënshkrues i kërkesës për vizë për Gylenin ishte ish ambasadori amerikan i Stambollit, Morton Abramowitz, karriera e të cilit, si ajo e Fullerit e ka përfshirë atë në rrjetet muxhahidine afgane. Në 1986 ndërsa Fulleri mbikëqyrte Muxhahidinët afganë nga posti i tij i lartë në CIA, Abramowitz, si ndihmës sekretar i shtetit për inteligjencën dhe hulumtimin në administratën Reagan, ndihmoi në dërgimin e raketave Stinger për Muxhahidinët. Abramowitz më vonë themeloi grupin ndërkombëtar të Krizave i financuar nga George Soros, i cili luajti një rol kyç në justifikimin e bombardimeve ilegale amerikane në vitin 1999 në Serbi dhe më vonë u bë drejtor i fondacionit kombëtar për Demokraci i lidhur me CIA-n.

Pa marrë parasysh rezultatin e akuzave turke kundër Graham Fullerit dhe ish bashkëpunëtorit të tij të ngushtë të CIA-s, Henri Barkey për përfshirjen e tyre të dyshuar në grushtin e shtetit të Turqisë më 15 korrik 2016, qartë hidhet dritë për botën mbi lidhjet mes CIA-s dhe organizatës së Fetullah Gülenit. Hapja e kësaj kanaçeje të krimbur mund të ndihmojnë në mbulimin me tym për më shumë se tridhjet vite të operacioneve të CIA-s në Azinë Qendrore, dhe operacionet e tjera të CIA-s me Osama bin Ladenin, tregtinë e opiumit, mafias të drogës në Kosovë, operacionet e turpshme të CIA-s dhe shumë më tepër. Si për çudi Graham Fulleri shkruan në një blog me titullin patetik, “Pse Turqia lëshoi urdhër arresti për mua?”

F. William Engdahl është ligjërues dhe konsulent strategjik i rrezikut, është diplomuar në politikë në Universitetin Princeton dhe është autor i nje bestsellëri për naftën dhe gjeopolitikën./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne