CIA ka trajnuar kafshë për misione sekrete gjatë Luftës së Ftohtë

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka trajnuar zogj, delfinë, mace dhe qen për misione sekrete në periudhën gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e BBC të cilin e bazon mbi dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, thuhet se agjencia gjatë Luftës së Ftohtë, ka përdorur pëllumba për të bërë foto në zonat e ndjeshme brenda Bashkimit Sovjetik.

CIA besonte se kafshët mund të kryenin detyra unike për agjencinë. Në operacionin e koduar me emrin “Tacana” në vitet 1970 ka përfituar nga pëllumbat mbi të cilët ka vendosur kamera të vogla. Madje, një herë edhe në Evropë ka vendosur aparat përgjimi në cepin e një dritareje nga një sorrë, por se nuk ka mundur të regjistrojë audio nga objektivi.

Më tej thuhet se CIA rishikoi vendosjen e sensorëve tek zogjtë shtegtarë për të përcaktuar nëse Bashkimi Sovjetik kishte testuar apo jo armë kimike. Gjithashtu edhe në operacionin “Acoustic Kitty” thuhet se ajo ka vendosur pajisje përgjimi brenda një maceje.

CIA është përkjekur të përfitojë edhe nga delfinët në operacionet nënujore në fund të vitit 1960, duke testuar delfinët nëse mund të bartin apo jo sensorë për të dëgjuar zërin e nëndetëseve bërthamore sovjetike si dhe për të përcaktuar mbetjet e armëve biologjike dhe radioaktive.

Ajo ka bërë eksperimente të tilla nëse “delfinët mund të marrin dhe vendosin pako tek anijet në lundrim”, “paralajmërimin me elektrik të trurit të qenve duke i drejtuar ata nga larg”. Por, theksohet se detajet e këtyre eksperimenteve ende ruajnë fshehtësinë e tyre.

Thuhet se CIA deri në vitin 1967 ka shpenzuar mbi 600 mijë dollarë për programet Oxygas për delfinët, Axiolite për zogjtë dhe Kechel për macet dhe qentë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne