“Cifti” Edvin Rama-ish terroristja Rajavi padisin gazetarët gjermanë

nga Gjergji Thanasi

Ish terroristja Marjam Rajavi shefe, kapo e organizatës MEK të të ashtuquajturve muxhahedinë iranianë (Kazerma e Manzës) hodhi në gjyq gazetaren e prestigjozes gjermane “Der Spiegel”, Louisa Hommerich për artikullin e saj me titull: Të Burgosur të Rebelimit, botuar nga “Der Spiegel” në 16 shkurt 2019. Ndër të tjera organizata MEK e akuzonte gazetaren për lidhje me shërbimin sekret dhe agjensitë represive (shtypëse) të rregjimit iranian. Po citojmë saktësisht akuzën në anglisht të muxhahedinëve për kolegen gjermane: Inquiries quickly revealed that Luisa Hommerich was by no means an ordinary journalist. It became clear that she had spent a long time in Iran and had extensive contacts with the Iranian regime’s repressive and security agencies while in the country. Për lexuesit kureshtarë po ofrojmë edhe linkun e komunikatës zyrtare për shtyp të MEK-NCRI (muxhahedinëve iranianë) të ish terroristes Rajavi. Linku: https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/iran-resistance/25871-modern-death-and-terrorist-fatwa-issued-by-der-spiegel-or-by-the-mullahs-islamic-revolutionary-court Me sa duket ish terroristëve iranianë, nuk u pëlqejnë shkrimet e gazetarëve profesionistë perëndimorë, por vetëm fjalimet (e parapaguara) të VIP-ave këtej dhe andej Oqeanit Atlantik!

Edvini kryeministër i Shqipërisë dhe Skëndërbe i Spiropalit, fatkeqësisht po kopjon pikë për pikë sjelljen, që ish terroristja Rajavi manifeston me gazetarët perëndimorë, që nuk ishkojnë pas avazit zonjës Mejreme! Edvini pas publikimit të grupit të dytë të përgjimeve nga gazetari Peter Tiede i “Der Spiegel” deklaroi se do ta hedhë në gjyq gazetarin për nxjerrje sekreti hetimor.

Me përunjësi i kujtoj kryeministrit Edvin se gjykata gjermane nuk janë nën kërcënimin e Shpatës së Damokleut dmth vetting-ut si ato shqiptare. Në Gjermani Prokuror i Përgjithshëm nuk është ajo shoqja e hajdutit të votave me emrin Hulusi, por zoti Peter Frank! Në Gjermani është ambasador amerikan Shkëlqesia e Tij Richard Grenell jo një femër, që për koincidencë e ka emrin Mejreme njëlloj si ish terroristja Rajavi! I kujtoj kryeministrit Edvin se 007 gjermane, që ndihmonte policvinë shqiptare për të organizuar mbrojtjen e kryeministrisë natën e 15-16 shkurtit, ka shkuar për lesh bubi dhe rrezikon të ngelet pa punë njëlloj si i famshmi Aleksadër Arvizu! Me dhimbje i kujtoj kryeministrit edhe atë historinë e mos ngatërrimit të letrës higjenike me lëtrën zumpara!

I kujtoj z/zj. Fuga në kryeministri, se duhet të marrë shembull nga Miti Tona 33 vjete më parë dhe mos t’i fryjë zjarrit të kryeministrit, zjarr i shkaktuar nga konsumi i miellit të bardhë jo fort cilësor. Miti Tona, pasi kufitarët tanë vranë një turist VIP francez, i urdhëroi kryeredaktorët e mediave shqiptare, që përvec Zërit të Popullit, që do botonte një përgënjeshtrim 8-9 rreshta në një kolonë, nuk duhet të shkruanin as edheë një fjalë për këtë vrasje, sepse sa më shumë të shkruhej, aq më shumë dëmtoheshin interesat e Atdheut socialist. Këtë historinë me Miti Tonën e ndesha, në një nga spiunimet e shumta, që i bënte Niko Nikollës (kryeredaktor i atëhershëm i Revistës Hosteni) bashkëpunëtori i Sigurimit me pseudonimin “Qafa e Gjashtës”, një grekofon, plehër e vërtetë njerëzore! Miti Tona ndryshe nga Fuga sot kishte aq mend në kokë, sa që të mos e përziente marmalatën e fikut me shkop, sic po tenton të bëjë kryeministri Edvin me këto paditë kundra kolegut gjerman.

I kujtoj kryeministrit se kolegu Tiede në shkrimet e tija përdor një kombinim metodash të marëdhënieve me publikun të tipit: “Names dropping technique” dhe “Iceberg Technique”! Një përdorim i tillë metodash do të thotë, që nëse publikohen përgjimet e kokainës së kapur në Xibrakë, do të dalë, që kryesori i këtij trafiku kokaine është vëllai i njërit prej dashnorëve të mamasë së Ermalit. Z. Kryeministër ështëvëllai i atij bandillit pjesë e episodit idilik te pusi i Manastirit të Ardenicës! Z. Kryeminsitër lutju Zotit, që mos përballesh me pjesën e ajsbergut gazetaresk, që ende është e zhytur në ujë!

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne