Cigaret elektronike të rrezikshme, shkaktojnë kancer

Një studim i fundit lidhur me përdorimin e cigareve elektronike, ka treguar se ato janë shumë të rrezikshme dhe kanë potencialin të shkaktojnë kancer, njëlloj si konsumimi i cigareve normale.

Studiuesit, ekspozuan fshikëzën dhe mushkritë e njeriut, ndaj avullit të kërtyre cigareve elektronike dhe zbuluan se qelizat pësuan shumë shpejt mutacione, të cilat i kthyen ato në qeliza kanceroze. Studimi u krye gjithashtu tek minjtë, të cilët pësuan mutacione të ADN-së.

Studimi i ekipit nga Universiteti i New Yorku, tregon se përdorimi i cigareve elektronike jo vetëm që nuk redukton efektet negative nga cigaret normale, por ka potencialin të shkaktojë kancer.

“Agjensia e Ushqimit dhe Ilaceve”, në SHBA, pak ditë përpara pubikimit të studimit, refuzoi kërkesën e “Philip Morris”, për të cilësuar si “më të shëndetshme”, cigaret elektronike se ato normale./dailymail

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne