Cili qe fati i “Schwerer Gustav”, përbindëshit më të madh të luftës që ndërtoi Hitleri

Në vitin 1934, e vetmja gjë që pengoi Hitlerin që të sulmonte Francën ishte fortifikimi Maginot.

Në të vërtetë, ishte pengesa e vetme që Hitleri kishte në rrugën e pushtimit të Evropës Perëndimore.

Sistemi i fortifikimeve ishte vendosur përgjatë kufirit lindor të Francës, nga Zvicra në Belgjikë dhe u ndërtua midis dy luftërave botërore.

Ajo u emërua sipas Andre Maginot, ministrit francez të Mbrojtjes dhe dukej i padepërtueshëm sepse ishte ndërtuar nga blloqe guri dhe betoni.

Thashethemet e padepërtueshmërisë së tij erdhën tek Hitleri, i cili ishte i bindur se as trupat e tij nuk do mund ta kalonin.

Prandaj, OKH gjermane – Komanda Supreme e Ushtrisë – angazhoi inxhinierë që të mund të krijonin një armë e cila do mund të shkatërronte fortifikimin francez.

Ata kërkuan një përbindësh, predhat e të cilit do të kishin fuqinë për prishjen e betonit të përforcuar, duke e shpuar atë në një thellësi gati 75 cm.

Për të përmbushur këtë detyrë, u angazhua  inxhinieri Erich Muller. Ai llogariti se arma duhet të jetë shumë më e madhe dhe shumë më e fuqishme se çdo top që bota kishte parë ndonjëherë.

Së fundmi, Muller bëri një draft dhe e paraqiti atë në komandë. U quajt “Schwerer Gustav” (Heavy Gustav). Me një kalibr të 780 mm, prej saj mund të lëshohej një predhë që peshonte 10 ton në një distancë prej rreth 55 km. “Schëerer Gustav” ishte me të vërtetë mbresëlënës.

Gryka ishte e gjatë 30 metra, më shumë se çdo top gjer më atëherë. Trupi ishte gjithashtu i rëndë; në të vërtetë ishte më shumë si një ndërtesë sesa një top. Bëhej fjalë për një konstukt që peshonte 1.300 ton.

Në instalimin e gjigandit çeliku u punësuan 4,000 ushtarë. Në pesë ditë, midis 5 dhe 17 qershorit 1941, “Schëerer Gustav” gjuajti 48 predha, të cilat arritën në rreth 30,000 ton municione. E gjitha kjo në betejën e Sevastopolit. Ndërsa në Leningrad u përdor vetëm një herë. Gjermanët arritën në përfundimin se këto armë ishin shumë të rënda dhe jopraktike.

Më kryesorja, u desh shumë ekuipazh për ta ngarkuar me municion. Gjatë betejës ishte një luks tepër i madh për të shpenzuar kaq shumë njerëz duke bërë vetëm një detyrë.

Përveç kësaj, ishte e nevojshme të punësoheshin trupa të tërë për disa ditë në mënyrë që gryka gjigante të lëvizte nga vendi.

Gjithashtu, ishte e pamundur për ta maskuar dhe fshehur nga goditjet ajrore.

Së fundi, kostoja e municioneve ishte shumë e lartë në raport me municionet për tanke më të vogla dhe më të lëvizshme.

Ndaj dhe gjermanët vendosën ta braktisin “Schwerer Gustav” dhe, për t’u siguruar që armiqtë e tyre nuk do ta zotëronin dot këtë armë që ta përdornin më pas kundër tyre, ata u çmontuan. Ndaj nuk ekziston sot.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne