Çilieta mbulohet me shami dhe nis predikimin e fesë islame: Ju tregoj se çfarë kam mësuar për Allahun dhe pse do jem një grua e vërtetë myslimane

Duket se këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë një besimtare e devotshme e fesë islame. Ajo është mbuluar me shami dhe thotë se do agjërojë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Instagram, Çiljeta shfaqet e mbuluar duke treguar se do jetë një grua e vërtetë myslimane. Këngëtarja u shpreh se do e shijojë këtë muaj dhe uroi besimtarët agjërim të mbarë. Ndër të tjera ajo shprehet:

Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam ☪ dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem.  Ai me tha “Allahu na ka dhen 12 muaj per te jetuar dhe shijuar si duam ne (flas per ne jo muslima 5 vaktesh te denje) pse ti me tha 1 muaj mos t’ja dedikosh Allahut nga kto 12 muaj vetem 1 muaj,Allahu me tha te ka dhen 24 ore per te bere ç’te duash gjate dites nga kto 24 ore ca te kushton 1 ore tja dedikosh Atij duke falur 5 vakte te cilat zgjasin te 5 sa 1 ore bashke,??

Edhe pse kam qe 13 vjec ne kete fe dhe besim dhe e ndjej me zemer cdo gje fillova te mendohem dhe thashe me vete pse jo ?

Çfare me kushton?

Asgje. S’me kushton asgje te rri nje muaj pa ngrene rregullisht, s’me kushton asgje te mos rri ne kafe.

Ne koke me kaloi mendimi i cigares , thashe bobo cigarja ?dhe doja te justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart te puneve te shumta si çdo vit tjeter.

Thoja qe he do bej nje klip kete muaj s’kam kohe ta mbaj tere muajin. Jo nuk ka lezet ketej te agjeroj ketej te iki neper koncerte ne darke.

Gjeja mijra arsye dhe gjithmone çdo vit mbaja vetem 10 diteshin e fundit.

Por kte here esht ndryshe ta mendosh ZOTI na jep kaq te mira dhe me ka bekuar me kaq gjera te mira ne jete ndaj s’me kushton asgje as mua as juve aty ne insta qe po e lexoni qe nje muaj t’ja dedikojme Allahut ashtu siç na takon.

Une personalisht po e shijoj si real muslim women po e zbatoj sipas rregullave islame kete muaj te Madherishem dhe shijuar me shume kenaqesi pa dale dhe shume jashte vetes time spontanitetit apo lirshmerise sepse feja ismale esht e bukur me besoni per ato vajza qe po e lexojn dhe jan me dy mendje duan por kane hall jo kete jo ate, duke justifikuar veten nuk na kushton asgje nje muaj ne vite apo 1 ore ne dite per te qene falenderues ndaj Allahut dhe per te fituar kenaqesin e Tij.

Muaj te mbare te gjitheve besimtareve dhe atyre jo besimtare Allahu ja u pranofte Allahu ju drejtofte ,nje muaj plot energji pozitive lutje dhe te qeshura ju uroj ??☝?❤?”, shkruan Çilieta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne