Cipras dërgon mesazhe bashkëpunimi me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dha mesazhe për bashkëpunim me Turqinë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të impiantit të trajtimit të ujërave detare të ndërtuar në ishullin Meis në afërsi të brigjeve të Kashit bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë dhe gjendjen ekonomike të vendit të tij.

Kryeministri Cipras tha se synojnë të kenë një jetë të përbashkët në paqe dhe në bashkëpunim me Turqinë.

Shefi i qeverisë greke tha se Kryeministri Binali Yildirim i shprehu ngushëllime për vdekjen e pilotit grek të avionit luftarak të rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros në lindje të gadishullit Eyvia të Greqisë, ndërsa shtoi se “Ky ishte një gjest i mirë dhe këto lloj sjelljesh duhet të vazhdojnë. Ne duhet të bisedojmë për mënyrën e zhvillimit të turizmit, forcimin e tregtisë në Egje”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne