Rajoni

Çka kërkon Turqia në Ballkan?

Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqi ka porositur se vizita e paralajmëruar e Rexhep Tajip Erdoganit paraqet vazhdimësi dhe intensifikimi i asaj që është e përgjithshme, paraqet marrëdhënien në mes Turqisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. “Ka pasur komentime të ndryshme rreth vizitës së Erdoganit , disa ishin keqdashëse. Çdo shtet i cili është prezent në BeH dëshiron të ketë ndonjë ndikim, të vogël apo më të madh. Dashamirës apo tjetër.

Çka kërkon Turqia në Ballkan? “Atë që e shohim, se po punon. Nëpërmjet ndihmës në diplomaci kërkon pajtim në rajon. Investim në rajon, ndërtim të infrastrukturës, mbështetje Bosnjës e Hercegovinën në rrugën e saj evropiane, në rrugën e saj të integrimit në NATO, gjërat shumë konkrete të cilat kanë të bëjnë me kuotat për eksportin e mishit dhe kreditë e ofruara. Dhe gjersa është ashtu unë nuk shoh arsye se një pjesë e opinionit në Bosnjë e Hercegovinë ashtu të sillet ndaj presidentit Erdogan, ai është i mirëseardhur në Bosnjë”, ka thënë Izetbegoviqi.

Kuotat për eksportin e mishit dhe produkteve tjera nga Bosnja e Hercegovina drejt Turqisë janë caktuar më parë, ka cek Izetbegoviqi dhe shtoi se gjatë vizitës së nesërme të presidentit turk do të definohet që kjo të jetë në një periudhë afatgjate.

“Pres një vendim të tillë në atë aspekt lidhur me kuotat e mishit. Pres që të zgjatet kredia, kredia shumë e volitshme të cilën Turqia ka dhënë dhe nga e cila dobi të veçantë kanë refugjatët dhe të kthyerit në Republikën serbe dhe në Federatë. Dhe më në fund më e spikatur, më e rëndësishme është letra qëllimore e cila nesër do të nënshkruhet nga ana e ministrit të trafikut të Turqisë dhe Bosnjës e Hercegovinës me të cilën do të definohet ndërtimi i autoudhës, por mendoj që do të bëjë edhe me trafikun hekurudhor dhe disa gjërat tjera”, ka thënë Izetbegoviqi.

“Turqia fuqinë e saj nuk e bazën në pasuritë, sikurse që është nafta e tjerë. Ajo është e bazuar në diç më të fuqishme, solide, e ajo është dija dhe puna”, ka sqaruar Bakiri. Turqi gjendet në një pozitë veçantë strategjike, ajo ka luftëra në kufijtë e saj, tentim grushtshteti dhe provokimi i dhunës brenda saj, ajo me këtë po ballafaqohet, po mposhtë dhe po amortizon presionin e refugjatëve të cilët vijnë nga Lindja drejt Evropës.

“Po kujdeset për tre milion njerëz në mënyrë shumë humane. Me këtë po ndihmon jo vetëm refugjatët, por edhe Evropën, ashtu që edhe Evropa do të duhej të ketë parasysh dhe të ketë marrëdhënie më ndryshe kundrejt Turqisë dhe presidentit Erdogan”m ka thënë Izetbegoviqi. Marrëdhëniet në mes shteteve në rajon do të duhej të jenë më të mira, ndërsa fqinjët do të duhej të pranonin Bosnjën e Hercegovinës si partner të barabartë, konsideron Izetbegoviqi.

Izetbegoviqi ka komentuar edhe se pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është komplet dhe ekziston gatishmëria se gjatë dhjetë viteve të ardhshme ai proces duhet të kompletohet.“Ajo që është për mua më e rëndësishme, e që nuk jam i sigurtë se qartë është ndier nëpër raportimet e medieve pasi mediat nuk ishin prezent në vet takimet, ishte gatishmëria e atyre vendeve, një përafrim i njohurive dhe qëndrimeve se Bashkimit Evropian i duhet Ballkani. Pa zgjerimin dhe pa përfshirjen e këtij vakumi i cili është në zemër të Evropës, Evropa nuk është komplete dhe ekziston gatishmëria se gjatë dhjetë viteve të ardhshme ky proces të përmbyllet”, ka deklaruar Bakir Izetbegoviqi.

Në takimet në Sofje janë shqyrtuar shumë çështje, ishte rasti që para njerëzve udhëheqës të Bashkimit Evropian të tregohen disa të vërteta për BeH-në për të rrëzuar disa paraqitje virtuale të cilët janë të këqija për Bosnjën e Hercegovinën të cilët gjatë kohës janë krijuar, “për ndonjë xhihadizëm dhe ekstremizëm”.

Izetbegoviqi ka thënë se përgjigja në çështjen e emrit të kandidatit të partisë së tij për anëtar të Kryesisë së BeH është proces i cili po zgjidhet ” duhet të gjejmë kandidatin i cili para se gjithash do të fitojë në zgjedhje dhe pastaj duhet garantuar këtë politikë e cila po mbahet pa marr parasysh të gjitha presionet dhe mbron interesat dhe dinjitetin e këtij vendi”.

Arsyeja e mos nënshkrimit të kontratës në shtetit të BeH dhe Bashkësisë Islame në BeH, sikurse ceku Izetbegoviqi është dëshira që disa çështje politike të cilat nuk kanë lidhje me bashkësitë fetare të zgjidhen nëpërmjet tregtisë me këtë kontratë.

“Mendoj se kjo nuk ishte fer, se kjo nuk është në rregull. Zotëri Ivaniqi ka pas disa vërejtje të cilat Bashkësia Islame i ka pranuar. Pastaj zotëri Çoviqi gjatë dy viteve na ka shpenzuar mjaft kohë. Unë dy herë e kam shtruar në rendin e ditës. Në fund zotëri Çoviqi ka thënë se kjo mund të zgjidhej vetëm në kuadër të një marrëveshje të gjerë. Me të vërtetë kjo nuk shkon në atë mënyrë. Shpresoj se gjatë mandatit të ardhshëm do të ketë më shumë mendje dhe gatishmëri që kjo gjë të zgjidhet”, ka sqaruar Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqi.

Burimi : Al Jazeera/ ML