Këshilli politik i lëvizjes Ansarullah në Jemen, me anë të një deklarate njoftoi se fitorja e forcave irakiane kundër terroristëve të ISIS në Irak dhe çlirimi i qytetit Mosul është një goditje e madhe për projektin amerikan në Irak.
Në deklaratën e lëshuar prej këtij këshilli thuhet: Fitorja e forcave irakiane në përballje me ISIS në Mosul, në realitet është fitore e edhe e jemenasve dhe e të gjithë liridashësve të botës. Kjo fitore është një goditje e madhe për projektin amerikan në Irak. Në fund të deklaratës së Ansarullah thuhet se fitorja e popullit jemenas përballë agresorëve amerikano-sauditë është e padiskutueshme./ PT