Çlirohen 30% të territoreve të okupuara nga ISIS në Libanin lindor

Forcat e ushtrisë libaneze në betejën kundër terroristëve të ISIS në lindje të Libanit, kanë çliruar 30 % të rajoneve të pushtuara nga ky grup terrorist.

Në ditën e dytë të betejës së ushtrisë libaneze kundër terroristëve të ISIS, ushtria libaneze mëngjesin e së dielën ka filluar sulmet kundër terroristëve, duke qëlluar pozicionet e tyre në rajonet Vadi Al Tine, Vadi Mira dhe Vadi Mertebia në lartësitë Ras Balbek. Forcat e ushtrisë libaneze kanë çliruar rajonet Khorbe Davud, Khorbe AL Tine dhe kanë lëvizur në drejtim të rajonit Vadi Al Khoshn. Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve në një raport të saj ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një mine në lartësitë Ras Balbek, tre ushtarë libanez kanë humbur jetën. Beteja e ushtrisë libaneze kundër terroristëve të ISIS në lartësitë lindore të Libanit ka filluar të shtunën në mëngjes e koduar si operacionet “Lartësitë Faxhr”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne