Cmended Bamir Topi, e shpall veten katolik dhe Topias

Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur rreth librit të tij të sapo publikuar. Topi foli për prejardhjen e tij dhe tha se ka një hipotezë që familja e tij është pasardhëse e Topiajve, fisit të madh që ka udhëhequr Shqipërinë në shekullin e 14.

“Vjen mbi bazën e të dhënave dokumentare dhe transmetimit të informacionit brez pas brezi. Fisi i Tanush Topiajt ka banuar në këtë zonë. Ka ndodhur një lloj konvertimi, është një hipotezë. Sikurse ka ndodhur me mjaft shqiptarë, që janë konvertuar nga katolikë në fenë islame.

Mund të ketë një transformim të tillë. Përvec ndaljes së përdorimit të mbiemrit Topiaj, aty fillon përdorimi i mbiemrit Topi.

Nuk ka alternativë tjetër”, tha Bamir Topi. Ish presidenti foli gjithashtu për një ulli 3 mijë vjecar që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij dhe domethënien e kësaj bime.

“Në kuptimin figurativ, ulliri është dëshmitar i kohëve të shkuara. Nëse ka një element autentik që Shqipëria duhet të krenohet është ulliri. Për Tiranën, është thënë që Tirana nuk ka një të kaluar për të qenë krenarë.

Kur kam folur për Tiranën, jam future në arkivë dhe ka të dhëna mjaft interesante që fillojnë nga koha e Skënderbeut.

Në Tiranë ka patur 140 mijë rrrënjë ullinjë. Tashmë janë 80 mijë rrënjë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne