‘Çmendet’ i moshuari pas divorcit, i hyn në banesë ish-gruas dhe…

Burrat shqiptarё vёshtirё tё pranojnё faktin e divorcit. Pavarёsisht se ndarja mund tё jetё nё favorin e tyre, sёrish ish-gruaja mbetet njё objekt nёn posedimin e tyre e cila nuk mund tё gёzojё liri tё plotё. Aq mё tepёr kur burri ёshtё i dhunshёm kёrkon gjithmonё prenё e tij dhe nuk njeh as kufij ligjorё .

Kёtё herё njё ish-bashkёshort i cili ka tentuar tё ushtrojё dhunё ndaj ish-bashkёshortes sё tij, ёshtё arrestuar nё flagrancё nga policia e Lushnjes. Sipas policisë, që bën me dije ngjarjen, shtetasi i arrestuar është Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje”- njofton policia.

Sipas saj, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases L.K, 63 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne