“Çmendet” korçari/ Dhunon nënën dhe babain, ja si e pëson

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe babait të tij, përkatësisht shtetases R.M, 71 vjeçe dhe shtetasit E.M, 78 vjeç.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, si dhe u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për prindërit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi Valdet Mullalli, 45 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne