Çmimi i ujit, LSI akuzon PD: U shit për kreditë e shtëpive të miqve

Pas pas akuzave të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, se PDIU dhe LSI iu bashkuan pazareve të kryeministrit Rama, me rritjen e çmimit të ujit, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili jep përgjigjen e tij.

Në një mesazh në Facebook, Vasili theksoi se “Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama vijoi edhe dje në Bashkinë e Tiranës.

Postimi i Vasilit

“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës. PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne