Bota

CNN: Trump thyen rekordin e gënjeshtrave!

Kanali televiziv CNN ka filluar fushatën për testimin e vërtetësisë së deklaratave të presidentit të Amerikës dhe ka thënë se Trump javën e kaluar ka thënë 61 gënjeshtra.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se CNN të martën në një raport ka njoftuar për fillimin e fushatës për testimin e vërtetësisë së pretendimeve të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe ka deklaruar se Trump javën e kaluar 61 herë ka thënë pretendime të pavërteta dhe gënjeshtra.

Sipas raportit të CNN, Trump fjalimet e tij publike po i ndot me pretendime të pavërteta duke përfshirë zmadhime, ekzagjerime e deri të gënjeshtra të pastra.

Ky kanal televiziv amerikane duke thënë se votuesit e Amerikës duhet ta dinë se si presidenti i tyre është duke i mashtruar ata, deklaroi se tani e tutje për çdo javë do të publikojë në mënyrë publike dhe të hapur statistika për pretendimet e pavërteta dhe gënjeshtrat e Trump-it si në fjalime ashtu edhe në mesazhet që i publikon në Twitter.

CNN në raportin e tij gjithashtu vuri në dukje një raport të cilin e ka përgatitur më parë dhe ka shkruar se Trump që nga koha e marrjes së presidencës së Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, për çdo ditë ka thënë rreth 6 gënjeshtra.

Gazeta amerikane “Washington Post” gjithashtu pas fillimit të mandatit presidencial të Donald Trump, në reagim ndaj pretendimeve të pavërteta të tij dhe gënjeshtrave që ka thënë ai në mënyrë të përsëritshme në lidhje me çështjet e brendshme dhe të jashtme, në një raport të saj ka shkruar se Trump për çdo 24 orë thotë 8 gënjeshtra./pt

OPINIONE