Coca-Cola shfaqet “me Ramazan”, reagime në rrjete

Në Norvegji, Coca-Cola krijoi një reklamë të thjeshtë por të mrekullueshme për Ramazan. Përveç shenjës së saj të njohur në sipërfaqen e kuqe, shtoi një gjysmëhënës që simbolizon Islamin, shkruan portal Snopes. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Ky është një vazhdim i traditës së këtij prodhuesi të pijeve të gazuara, sipas të cilit vëmendje e veçantë i kushtohet festave.

Nuk është për t’u habitur pse kjo kompani amerikane vendosi për këtë promovim në Norvegji. Në këtë vend skandinav, 5.7 përqind e banorëve janë muslimanë.

Gazeta norvegjeze Dagbladet i kërkoi Coca-Cola-s se pse vendosi për një detaj të tillë.

Kompania iu përgjigj se ata kanë një traditë të gjatë të shënimit të Ramazanit në vendet muslimane dhe se këtë donin ta praktikonin dhe në Norvegji.

Qëllimi ynë është të promovojmë diversitetin në botë. Ne ishim kompania e parë që promovoi të drejtat e grave – thanë ata.

Por për fat të keq, kjo solli dhe nga reagime me qëndrime anti-muslimane dhe anti-emigrante. Disa zëra në rrjete kërkuan deri dhe bojkotin e Coca-Cola-s.

Megjithatë, Dagbladet theksoi se reagimet e shumicës së norvegjezëve janë pozitive, raporton Snopes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne