Opinion Shqiperia

Çojeni në spital drejtësinë shqiptare!

Shkruan: Erbi Ago
Ditet e fundit ka dale ne qarkullim lista e deklarimeve te pasurive te figurave te ndryshme te sistemit ligjor ne Shqiperi.

Fatkeqesisht, levizjet, pasurite, transfertat qe kane bere keta te ashtuqujatur mbrojtes te drejtesise Shqiptare tregojne abuzimin masiv qe eshte kryer me qellim perfitimin dhe pasurimin e tyre personal.
Por, teksa lexojme per deklarime shumash te ndryshme lekesh eurosh dollaresh etj, lexojme edhe justifikime me nga 2-3 vende pune etj.
Ketu dua te qendroj:
Spikat nder to Znj. 7, qe nuk e njoh dhe te them te drejten nuk dua ta njoh. Nuk dua te merrem fare me sa te ardhura dhe leke ka. S’do flas fare per shuma. S’do flas per ate qe dikush mund ta konsideroje si leke te fituara ne menyra te pista etj. Nuk mund ta di, fundja, ajo i ka deklaruar dreqin! S’dua te dal as ne faktin qe kushedi sa jane pa deklaruar nqs qenkan deklaruar aq, ndoshka edhe ka, ndoshta nuk ka me shume, gjynah.
Arsyeja pse nuk dua ta njoh eshte sepse ajo, dhe te tjere, kane shperdoruar leket e taksapaguesve Shqiptare!
Perse? Shume e thjesht,
E dashur Zonje, Zonjushe, Burrneshe, Sheike, a cfare je ti…nuk e di se si, por ti ke mundur te marresh nje rroge prej 3 milion lekesh te reja, pra 30 milion leke te vjetra ne vit, nga Ministria e Drejtesise…
Pse i ke shperdoruar ato? Sepse teksa ti je paguar 3 milion lek nga ato te taksapaguesve Shqiptare…ke punuar si Notere…ku ke punuar aq shume saqe ke bere 100 mije euro ne vit, paske punuar madje edhe Jashte, me nje rroge qe edhe per full time eshte shume! 75 mije dollar rroge jashte vendit, nderkohe punoje ne te njejten kohe edhe ne QSUT. Pra, dy rroga ne kurriz te popullit, 1 rroge ne kurriz te nje populli ose kompanie jashte shtetit, dhe 100 mije euro biznes. Kur moj zonje, kur e gjete kohen me meso edhe mua. Kur?
Ja te them une,
Ti rrogat ne shtet i ke marre kot, kot sepse nuk mundet ti kesh dedikuar 100% te vetes tende asaj pune per te cilen taksapaguesi shqiptar djersin te ti jape. Ose, minimalisht nuk je notere e zonja sepse ke shume pune ne shtet, por me ato 100 mije euro, punen duket qe e paske bere aty.
Pastaj, nuk e di si mundesh, por qenke super per tu materializuar ne shtete te tjera dhe te marresh rroga te konsideruara te larta dhe per to! Ma do mendja ke qene ne amerike me ate rroge? Sa dite? Kur shkove? Kujt ja more lejen nga Ministria per te marre ate rroge pa qene ketu. Ta dha Naçi, Paçi, Ylli, apo Fylli?
E di ti Znj. Shtata, qe nje person i cili ben 24 mije leke ne muaj, te ka dhene ty rreth 3 mije leke nga ato? E di si eshte bere ai person per ato leke, eshte rropitur, dhe vetem me nje pune! Sa te paafte ee? Ti ke 7,  në 2 shtete, dhe je si kokrra e molles!

OPINIONE