Bota

Conte: Italia ka ndaluar “hyrjen e papritur” të emigrantëve

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në lidhje me qëndrimin e vendit të tij për emigrantët ka deklaruar se “Qeveria ka ndaluar hyrjen në mënyrë të papritur të emigrantëve në Itali”.

Conte në një fjalim në Senatin e Republikës dhoma e lartë e Parlamentit italian në lidhje me emigrantët e shpëtuar nga anija Diciotti e komandës së sigurisë bregdetare tha se “Ka një gjë që ka ndryshuar, e cila është se tashmë Italia nuk është më e përshtatshme për të pranuar në mënyrë të papritur emigrantët që shkaktojnë pa dashur kontribut në rritjen e trafikimit me qenie njerëzore dhe prishje të lidhjes së solidarizimit për çdo shtet anëtar i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e Bashkimit Evropian”.

Ai vuri theksin se emigrantët e shpëtuar do të kishin humbur jetën po të mos ndërhynte drejtpërdrejt anija Diciotti. Conte tha se ngjarja nuk ishte e mirë nga pikëpamja e Evropës.

“Ngjarja Dociotti, nuk ishte aspak një imazh i mirë për Evropën. Kanë humbur mundësinë për të zbatuar parimet e solidarizimit dhe përgjegjësisë për të cilën flitet vazhdimisht si vlera themelore të sistemit të drejtësisë së Evropës”, tha Conte.

Ndërkohë ish ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti pasi mori fjalën në emër të opozitës, Partisë Demokratike me ide të majta tha se: “Të drejtat janë pezulluar për sa kohë që Diciotti nuk është lejuar të hyjë në port dhe gjatë kohës që ajo ka qëndruar në det. Kjo ngjarje nuk ka qenë një imazh i mirë për Evropën por gjithashtu as edhe për Italinë”.

Ndaj Zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, nisi një hetim penal me akuzën provimi i jashtëligjshëm i emigrantëve nga liria personale pas urdhërit për të mos zbarkuar në brigjet italiane të rreth 190 emigrantëve të shpëtuar nga anija Diciotti, gjatë kohës së krizës 10 ditore me Bashkimin Evropian.

Ngjarja u zgjidh pasi u lejua ankorimi i anijes në brigjet e Italisë pasi Shqipëria deklaroi se do të pranonte 20 emigrantë, Irlanda 20 dhe Vatikani 100.

Burimi: AA

OPINIONE