Coronavirus, në botë bilanci shkon në 2461 viktima, 78.000 të infektuar, 23.133 të shëruar

Bilanci botëror i koronavirusit shkon në 2461 viktima, sipas hartës online të amerikanes Johns Hopkins University. Sipas të dhënave publike, rastet e konfirmuara të të infektuarve janë 78.766, mes të cilëve 76 italiane.

Ka edhe 23.133 persona të shëruar sot. Më konkretisht, bilanci i koronavirusit në Kinë arriti 2442 të vdekur, pas 97 viktimave të regjistruara dje, pothuajse të gjitha në provincën Hubei. Komisioni kombëtar i shëndetësisë ka konfirmuar edhe 648 raste të reja pozitive.

Pjesa më e madhe e të vdekurve nga infeksioni janë regjistruar në Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor. Totali i të infektuarve në Kinë ka arritur 76.936 raste./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne