Shqiperia

“Corriere” nxin Elbasanin: Vendi i së keqes, drogës dhe ISIS

Përmes një shkrimi me tone mjaft të ashpra, media italiane Corriere Della Sera ka “nxirë” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës qytetin e Elbasanit, duke e quajtur si “vendi i së keqes”. Artikulli i shkruar nga gazetari Andrea Galli është mjaft eksplicit në “denoncimin” e tij, kur shprehet se Elbasani është kthyer në një djep të xhihadizmit por edhe në një “markë” të drogës, që kalon nga Shqipëria drejt zonës së Lombardisë në Itali. Madje gazetari përdor një përngjitje të fjalëve Lombardia dhe Albania, duke e cilësuar Elbasanin si Lombania.

Për më tepër lexoni shkrimin:

Elbasani, me 125 mijë banorë në qendër të Shqipërisë, është një nga vendet e pafata ku duket se lind vetëm e keqja. Ajo është zona më përqëndrimin më të madh kriminal që shqetëson prokurorinë e Vareses. Elbasani është një djep i xhihadizmit europian, pikë radikalizimi e rrugëkalim i ushtarëve që aspirojnë të bëhen kamikazë.

Prej andej vinte Bledar Ibrahimi, i përjashtuar në mars të vitit 2016 nga Pozzo d’Adda,. Provincë mes Milanos dhe Bergamos, pasi i joshur nga veprimet e Shtetit Islamik kishte shprehur dëshirën për të lufuar me organizatat terroriste. Por marka më dalluese e kësaj zonë është droga. Një vit më parë policia gjeti atje një kapanon për prodhimin e kokainës për përmirësimin e cilsësisë së rafinimit dhe si rrjedhojë sasi të mëdha përfitimi. Në këtë xhiro milionash dhe të rrezikshme, lombardët nuk ka ndenjur duarkryq por kanë dashur të bëhen pjesë me gjithë kokë. Është akoma shpejt thonë hetuesit për të thënë nëse zjarri në kioskën e D’Ambrosios është i lidhur me udhëtimet e tij në Shqipëri për të transportuar lëndë narkotike për llogari të klanit. E sigurtë është se asnjë rajon tjetër në Itali ka një mundësi të tillë pilotësh profesionistë apo thjeshtë të apasionuar të së Dielës, dhe që ka më tëpër pista për avionët.

Pa e fajësuar një kategroi të tërë, por kohët e fundit, “thirrja” për tu shëndrruar në një transportues narkotikësh është kthyer gati në modë. Në provincësn e Vareses, një nga bazat e asaj që mund të quhet Lombania (Lombardia dhe Albania), shkrirje kjo e shpikur nga hetuesit për të sintetizuar përputhjen e interesave të kriminelëve të Lombardisë dhe të Shqipërisë duket si Kalenda e Gjashtë. Vendi me 10 mijë banorë “mikpret” një organizatë të fuqishme që sëfundmi ka humbur në mënyra të ndryshme shefat e saj, pak nga pak të përfunduar nën hetim, të ikur nga arrresti shtëpiak apo të fshehur në Shqipëri, por që vijojnë të ushqehen sërish.

Edhe në Varessoto, bashkë më pjesë të caktuar të Milaneses duke fillura nga Canegrate, janë bandat shqiptare që komandojnë drogën. Nuk mbajnë më rolin e punëtorëve të krahut, tashmë janë të vetëdijshëm, kanë shtuar lidhjet, dhe kanë rritur shpërndarjen. Korrierët e dorgës, për udhëtimet e tyre në Shqipëri shfrytëzojnë situata të frytshme.

E para është shpeshtësia e aeroplanëve në ajër gjatë fundjavës, atëhere kur amatorët flutrojnë nga qindra pista. Situata e dytë e frytshme është fluturime në kuota të ulëta për të mos u kapur nga radarët. Situata e tretë e favorshme është gjeografia: distance janë të shkurtëra dhe bandat shqiptare kanë në të gjithë Italinë pikë mbështetëse dhe janë të mbrotjur. Përshembull në Pulia atë mund të fshihen. Disa pre ekspertë të sektorit e krahasojnë fuqinë e mafias shqiptare me atë të Kolumbisë. Fakti që në Kolumbi ka disa divergjenca, nuk e bën aspak më të ulët profilin kriminal të shtetit përtej Adriatikut. Me kokainën kanë filluar të merren edhe shumë prej skafistëve të viteve 90, vitet e esksodit të madh drejt Italisë. Gjithnjë e më shumë nën hetim rezulton të jenë edhe njerëz të njohur. Në operacionin e një viti më parë u arrestua edhe nipi i ish diktatorit Enver Hoxha.

OPINIONE