COVID-19 dhe pushtimi izraelit e shtyjnë ekonominë palestineze në shkatërrim

Komiteti Popullor për Shkatërrimin e Bllokadës së Gazës bëri të ditur se Palestina është brenda një vështirësie ekonomike “unike” për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pushtimit izraelit.

“Në rast të vazhdimit të shkatërrimit ekonomik për shkak të okupimit dhe rrethimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor si dhe të masave në kuadër të luftës kundër COVID-19, kjo do të shkaktonte një fatkeqësi të madhe”, paralajmëroi Jamal al-Hudari, kryetari i komitetit.

“Kriza është e madhe dhe efektet ndaj punonjësve, fabrikave si dhe sektorëve të tregtisë, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë janë të rrezikshëm”, tha ai.

Ai i bëri thirrje arabëve dhe organizatave ndërkombëtare që t’i japin mbështetjeve sektorëve tashmë në probleme për shkak të okupimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne