COVID 19/ Manjani: A i janë njoftuar masat e marra nga qeveria Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet kunder masave shtrënguese të marra nga qeveria. Arsyetimin e tij ai e mbeshtet në një dokument të Këshillit të Europës.

Reagimi i Manjanit

Ky është një dokument zyrtar që i ka shkuar Shtetit tonë, dmth këtij që kemi,nga Këshilli i Europës ku jemi anëtarë me të drejta të plota.

Aty thuhet se si duhen marrë masat për përballimin e gjendjes së Emergjencës (pra jo të luftës), pa dëmtuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Dokumenti njofton se “… vërtetë qeveritë kanë një spektër të gjerë veprimi në kuadër të emergjencës civile,

dhe, se një vend nga një tjetër ka specifika, por në çdo rast masat duhet të fokusohen tek shkaku që sjell emergjencën jo tek kufizimi i lirive”…

Pra ky dokument zyrtar, i detyrueshëm për shtetin Shqiptar, është në thelb libri i kritereve me të cilat matet ndërhyrja e çdo shteti në kufizimet e lirive e të drejtave.

Kohë keni plot, lexojeni që të kuptoni se në çfarë defiçense juridike e demokratike jetojmë!

Nëse dikush e gjen si kriter, marrjen e masave me Facebook, apo duke nxitur njerëzit të dëmtojnë pronarët e pasurinë e tyre, do ta vlerësoja përunjësisht.

Dhe më në fund, dikush duhet të na thotë këto masat që janë marrë, qoftë dhe ato të Facebook-ut të Surrelit, a i janë njoftuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës?

Është me detyrim dhe jo me qejf kjo gjë.

Strazburg 8 PRILL 2020 …

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne