Ç’po ndodh me Euron? Goxhaj ‘zbulon ‘ skenarin: Goditja që do i bëhet lekut në 1 ditë, oligarkët do të mbledhin 500 milionë…

Prej disa kohësh në vendin tonë euro ka qenë në ditët e saj më të këqija, duke u zhvlerësuar në krahasim me lekun.

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar ne ”Fax News” thotë që e gjithë kjo që po ndodh është një skenar i Bankës së Shqipërisë, dhe sipas tij bëhet që oligarkët të fitojnë në një ditë qindra miliona euro.

Goxhaj tha se skenari që po ndodh me euron në vendin tonë është e ngjashme me atë që ka ndodhur në vitin 1993 me liretën në Itali.

Sipas Goxhajt brenda një dite euro do të kapë sërish një shifër të këmbimit me rreth 1.50 lekë, duke u shkaktuar xhepave të shqiptarëve humbje shumë të mëdha, dhe duke ia dhënë ato oligarkëve. Sipas avokatit me një goditje, oligarkët do të fitojnë 400-500 milionë euro.

“Ka një anomali në lidhje me zhvleftësimin e euros, kjo do duhej që të reflektohej si me çmimet e shumicës, si me ato të pakicës.

Në të gjithë tregun tonë çmimet janë rritur, nga nafta te çmimi i bukës. Këtu është i gjithë problemi, dhe merren vetëm me faktin se këto janë para të drogës.

Në fakt ajo që ka ndodhur është një politikë e Bankës së Shqipërisë, është një zhvlerësim artificial i Euros, pasi ekonomia shqiptare nuk ka qenë ndonjëherë më keq sesa kaq. Të gjithë faktorët kanë një anomali të përbashkët, pra çmimet duhet që të biejnë.

Një litër qumësht që e blije me 1400 lekë, atëherë duhet që ta blije tashmë me 1200 lekë të vjetra, gjë që nuk bëhet. Ne na mbesin më pak para në xhep.

Këtu kemi të bëjmë me një skenar, që ka ndodhur në Itali në vitin 1993, një spekulim gjigand që u bë në bursë. U godit konvertimi i liretës, dhe kjo nuk u bë në një ditë, kjo po ndodh edhe këtu. Po rritet artificialisht leku, dhe po ulet euro, dhe ngritja e euros do të vijë në një ditë.

Paratë po mblidhen nga oligarkët, ata do bëjnë një goditje të vetme, nga 1.2 euro do shkoj 1.5, dhe do të fitojnë 400-500 milionë euro”, u shpreh Goxhaj.

Goxhaj shtoi se nuk ka parë asnjë analizë të bërë nga ana e ekonomistëve në lidhje me këtë skenar të zi që i paraqitet ekonomisë së vendit. Sipas tij këto para që merren në mënyrë të zezë nga ana e shqiptarëve riinvestohen në ndërtim dhe në koncesione.

(E.K/FAXWEB.AL)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne