Ç’po ndodh në SHBA? Trump jep urdhër, Teksasi nis trupat të ruajnë kufirin me Meksikën Apr 7, 2018

Zhvillime te reja pas nje thirrjeje te presidentit amerikan Donald Trump. BBC shkruan sot se shteti i Teksasit në Amerikë ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën.

Një zëdhënës i Gardës ka deklaruar se 250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve.

Vendimi erdhi pas thirrjes se Donald Trump për të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar. Arizona ka planifikuar të vendosë 150 trupa në kufirin me Meksikën javën e ardhshme.

Levizje edhe ne New Mexico dhe Kaliforni, te cileiva mesohet se u eshte kërkuar te marrin masa te ngjashme per trupa ne kufi.

kufi1

Gjithashtu të premten, presidenti amerikan përvijoi planet për t’i dhënë fund një praktike të “kapjes dhe lirimit”, si pjesë e politikave të tij anti-imigrim, duke kerkuar masa me te rrepta, si eshte mbajtja ne paraburgim e atyre qe kapen.

Ai i ka kërkuar Departamentit amerikan të Mbrojtjes një listë të hollësishme të objekteve ushtarake dhe të tjera që mund të kryejnë këtë funksion.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne