Cristiano Ronaldo tek Juventusi: Dua të filloj një cikël të ri

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventusit. Real Madrid ka shpërndarë një njoftim zyrtar në të cilin flet pikërisht për transferimin tek bardhezinjtë të portugezit.

Ditën e sotme, Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u nis për në Pisa me një avion privat në Greqi, ku takoi CR7 në ishullin e Costa Navarino.

Real Madridi e la të largohet futbollistin, i cili do të ketë një kontratë katërvjeçare me 30 milionë euro në vit.

“Për Realin, Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme: Reali do të jetë gjithnjë shtëpia e tij”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.

Ndërsa fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, Ronaldo, në një njoftim të shpërndarë nga Real Madridi, shprehet se “këto vite te Reali ishin ndoshta më të lumturat e jetës sime”. “Kam vetëm ndjenja të mirënjohjes së madhe, por mendoj se është koha për të hapur një fazë të re në jetën time dhe për këtë kam kërkuar që klubi të pranojë transferimin. I kërkoj të gjithëve dhe sidomos tifozëve, të më kuptojnë”, thotë ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne