Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar verifikimin e kandidatëve të partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Ndërsa publiku në jo pak raste ka shprehur habi mbi emrat që kandidatët kanë pasur para se të njiheshin, çudi të tjera vërehen në lista.
Në listën e Frymës së Re Demokratike për Shkodrën një lapsus ka bërë që si kandidate të jetë edhe një foshnje 8-ditëshe.
E renditur e njëmbëdhjeta në listën e FRD për Shkodrën, Antoneta Lusha është regjistruar me ditëlindjen 02.05.2017.