Çudirat me zgjedhjet, kjo është qendra ku kanë votuar vetëm burra

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë Përrenjas, ku fitues ka dalë Nuri Belba, përballë rivalit të tij Myslim Karriqi.

Belba ka arritur të sigurojë 7054 vota, ndërsa rivali i tij 550. Mirëpo, ajo çfarë ka dalë nga qendrat e votimit kanë befasuar jo pak qytetarë.

Në një qendër votimi, kanë votuar vetëm burra dhe asnjë grua. Ndërsa nga mbledhja e përgjithshme e numrit të zgjedhësve që kanë votuar është 8082, kurse fletë votimi të gjetura në kuti ka qenë 8084.

Kurse në lidhje me procesverbalet e QV, ato janë të gjitha me korrigjime./ tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne