Shqiperia

Çuni i Fahri Balliut kërcënon dhe ministren e re Balluku: Nuk ta di as emrin, por anulo projektin e bëjini llogaritë mirë

Ashtu si çdo ditë tjetër edhe mbrëmjen e sotme banorët e Astirit janë ngritur në protestë me pankarta në duar.

Banorët kanë bërë thirrje që të anulohet projekti i Unazës së Madhe që prek shtëpitë e tyre.

Në këtë ditë të 85-të të protestës, në Astir kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, përfshirë deputetin e PD Klevis Balliu dhe deputetin e LSI Endrit Braimllari.

Çuni i Fahri Balliut, duke bërë dhe si figurë e njohur, i ka bërë thirrje instancave shtetërore dhe ministres së re të Infrastukturës dhe Energjisë Belinda Ballukut të anulojnë projektin e Unazës së Madhe, ndërkohë që ka ironizuar këtë të fundit, teksa tha se nuk i di as emrin.

“Qytetarët asnjëherë nuk kanë provokuar asnjë punëtor të kësaj kompanie, por nëse hyn pa leje në shtëpinë e tjetrit do të marrësh atë që do të takon. po e them edhe sot si çdo ditë se PD, LSI dhe e gjithë opozita do të jenë krah jush, pasi opozita vepron me ligje, vepron me ju.

Ju bëj thirrje këtyre zotërinjve të largohen sa më parë se nuk mund të thyesh ligjin dhe të mos mbash përgjegjësi.

Ndaj dhe sot bëj thirrje të anulohet ky projekt, i bëj thirrje ministres së re që nuk ia di as emrin, i bëj thirrje instancave shtetërore t’i dhe të marrin përgjegjësi për aktin e bërë”, tha Balliu.

OPINIONE