Daçiç apel serbëve: Mos i lejoni shqiptarët të bëjnë qeveri

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe.

Sipas Daçiçit, Lista Serbe e ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të qeverisë serbe.

Ministri serb ka thënë se zgjedhjet në Kosovë kanë rëndësi jetike për popullin serb dhe sigurojnë mbijetesën e tyre, transmeton lajmi.net.

“Autoritet në Prishtinë janë duke kërkuar nga serbët që t’iu ndihmojnë për të ndërtuar një shtet të pavarur. Prandaj është e rëndësishme që serbët sa më shumë të dalin në votime dhe të votojnë Listën Serbe e cila është e vetmja që e ka mbështetjen e Serbisë”, ka thënë Daçiç.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne