Rajoni

Daçiç gëzohet që në 17 shkurt në Kosovë ishte vetëm Edi Rama: E kanë humbur mbështetjen ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka lavdëruar shefin e tij, Aleksandër Vuçiç, për paraqitjen që pati në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas Daçiçit, Prishtina e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur, duke përmendur këtu se ‘vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës’.

Gjithashtu, ai është shprehur se Amerika nuk do të hyjë në mes Prishtinës dhe Beogradit, por po pret kompromisin mes tyre.

‘Amerika nuk do të hyjë në mes të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me marrëveshjen, megjithëse ende ka diskutime në këtë çështje dhe ato kryesisht janë në aspektin se cili do të ishte kompromisi i pranueshëm nga të dyja palët’, ka thënë Daçiç.

OPINIONE

INTERVISTA