Daçiç, nervoz për unifikimin e pikave kufitare Kosovë–Shqipëri: Kjo është Shqipëria e Madhe

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk është aspak i befasuar nga heqja e roaming-ut mes Kosovës dhe Shqipërisë.
E sipas asaj që Daçiq deklaroi para gazetarëve, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj – dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Më tej ai shton se “Zakonisht, askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pikat kufitare mes tyre po unifikohen e po ndërmerren misione të përbashkëta”, transmeton eo.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovë kanë kujdes më të mirë se sa Serbia që ka ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiq ka kërkuar t’i jepen shembuj, duke shtuar më tej se deklaratat e kryeministrit shqiptar janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ata do të krijojnë Shqipërinë e Madhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne