Daçiç: Pse heshtni kur Edi Rama kërcënon Serbinë?

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ka thënë se rajoni dhe europa duhet të ndihen të kërcënuar nga deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kur flet për bashkimin me Kosovën.

“Çfarë do të ndodhte nëse Vuçiç kërkon krijimin e Serbisë dhe Republikës së Serbisë nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të dëgjonim akuza ndaj Serbisë”, u shpreh ministri Daçiç.

Daçiç kritikoj rëndë edhe  Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për mosdënimin e deklaratave të Ramës.

“Deri kur do të heshtni kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është pjesë e miratimit?”thuhet në deklaratën e Daçiç,/ Gazeta Impakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne