Rajoni

Daçiç: Thotë se 10 vende do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës vitin e ardhshëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se ka njëfarë vullneti të Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur takimin në Paris por ka edhe rezerva sa i përket rezultatit.

“Nuk dihet paraprakisht se nëse rezultati i atij takimi do të jetë pozitiv. Nuk mendoj se takimi do të jetë i barabartë. Kjo do të tregoj se Haradinaj është më i fortë se të gjitha ata.”, tha Daçiq për ‘Kurir’.

Sipas diplomatit serb, politikanët perëndimorë po e përdorin Haradinajn për konfliktet e tyre të ndërsjella.

Siç thotë, Daçiq vendet e perëndimit duan që të tregojnë se  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini nuk ka bërë asgjë në dialog. Tutje, sipas ministrit serb, Parisi dhe Berlini duan të marrin dialogun në duart e tyre.

Tutje, ministri serb u shprehë se vitin e ardhshëm pritet që rreth 10 vende apo më shumë do ta tërheqin njohjen e Kosovës./indeksonline

OPINIONE