Daçiç: Vetëm tanket mund t’i detyrojnë serbët e Kosovës ta njohin pavarësinë

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç u është rikthyer deklaratave për ndryshim kufijsh në Ballkan, që do të eliminonin ‘shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Përpiqem të propozoj një zgjidhje afatgjatë, sepse ajo bazohet në të drejtën historike e etnike që vetëkupton caktimin e kufijve të asaj që është serbe dhe të asaj që është shqiptare.

Ekziston mundësia që të bëhet një marrëveshje afatgjate, e në pjesët ku jetojnë serbët kurrë nuk do të ketë Kosovë të pavarur ose kjo është e mundur por vetëm me tanke.

Ne s’i kemi përcaktuar kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e lëre më me krijesën që veten quan Kosovë e pavarur.

Në emër të Qeverisë dhe të kryetarit të Serbisë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës” ka deklaruar Daçiç.

Dje ministri serb propozoi ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës për një zgjidhje afatgjate, ndërsa Prishtina i cilesoi si te papranueshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne