Inteligjenca turke: Daesh mund të sulmojë anijet e marinës ruse në Bosfor

Anijet e marinës ruse që kalojnë përmes ngushticës së Bosforit mund të sulmohen nga terroristët e Daesh-it, njoftoi të martën gazeta Haberturk, duke cituar një shërbim të inteligjencës turke.

Dyshohet se terroristët e Daeshit po planifikojnë të lëshojnë raketa kundër anijeve ruse, raportoi Haberturk.

Shërbimet e sigurimit të Stambollit kanë rritur masat mbrojtëse dhe aktualisht po monitorojnë 146 pika të mundshme nga ku mund të kryhen sulmet në Bosfor, sipas gazetës.

Shërbimet e sigurisë do të përdorin helikopterë dhe anije shtesë të rojes bregdetare për shoqërimin e anijeve ruse përmes ngushticës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne