DAESH-i nuk është kurrë përfaqësues i myslimanëve dhe islamit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar tha se organizata terroriste DAESH nuk mund të jetë kurrë përfaqësuesja e myslimanëve dhe islamit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar mori pjesë në Konferencën e 11-të të Shefave të Shtabeve të Vendeve të Ballkanit, që u organizua në Athinë.

Gjenerali Akar në fjalën që mbajti këtu tha se shtetet dhe institucionet ndërkombëtare duhet të veprojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit.

“Është një gabim i madh të bësh dallime mes organizatave terroriste. Shembulli më konkret i kësaj është parë në krizën e Sirisë. Kur kërcënimet e identifikuara nga ana jonë mbi këtë krizë, e cila filloi në mars të 2011-s, si dhe masat që duheshin marrë kundër këtyre kërcënimeve i ndamë me homologët tanë nuk u hodhën hapat e duhur”, – tha Akar, duke shtuar se Turqia është vendi që lufton më shumë në rajon kundër terroristëve dhe terrorizmit.

“Në përpjekjen tonë, në operacionin “Mburoja e Eufratit” (që Turqia e filloi në gusht të 2016 për të pastruar kufirin e saj me Sirinë nga organizatat terroriste dhe që mbaroi në fund të muajit mars të këtij viti) dhe në Bashika (ose Gedu, që ndodhet afër qytetit Mosul të Irakut) janë neutralizuar më shumë se 3 mijë terroristë, pjesëtarë këta të organizatës terroriste DAESH. DAESH-i nuk mund të jetë kurrë përfaqësuesi i myslimanëve dhe islamit. Nga vendet aleate dhe mike pritet që në këtë përpjekje të suksesshme kundër organizatës terroriste FETO, PKK, PYD, YPG dhe DAESH, të cilat nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, të marrin pjesë në mënyrë më efektive dhe në drejtimin e duhur, si dhe duke qenë të vetëdijshme që një organizatë terroriste nuk mund të luftohet me një organizatë tjetër terroriste”,- theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress