Bota Shqiperia

Daily Mail: Shqiptarët skllevër të mbjelljes së kanabisit

Shqiptarët përfundojnë shpesh në kronikat e mediave të huaja për trafikim dhe mbjellje të kanabisit. Por historia e dy të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe ka tërhequr jo pak vëmendje.

Dy djemtë, 22 dhe 23-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u liruan nga policia e Birminghamit, pasi mbaheshin skllevër në një laborator të mbyllur, që shërbente për mbjelljen e kanabisit përmes llambave.

Fillimisht u mendua se ata ishin kultivuesit e lëndës narkotike, por pas shoqërimit në polici, ata u shpjeguan agjentëve britanikë se janë thjesht viktima, pasi mbaheshin të mbyllur me forcë brenda në laborator. Megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë, edhe atë të përfshirjes së shqiptarëve në trafik droge.

Autoritetet britanike janë vënë në ndjekje të pronarit të laboratorit të drogës, i cili përveç trafikimit të lëndëve narkotike akuzohet edhe për sekuestrimin e dy të rinjve shqiptarë.

Policia britanike njoftoi se në magazinën që shërbente si vend-kultivimi i drogës u sekuestruan rreth 400 bimë kanabis, vlera e të cilave arrinte në qindra mijëra Stërlina.

OPINIONE