Dako në fushatë: Më akuzojnë për betonizim dhe vjedhje votash, por qytetarëve u është rritur cilësia e jetës

Kryebashkiaku Vangjush Dako, ka folur në fushatën e Partisë Socialiste në Durrës, ku ai nuk është më një kandidat, por mbështet partinë. Dako tha se edhe pse ka akuza të shumta për betonizimin e Durrësit, prishjen e historisë dhe blerjen e votave, ai në krye të Bashkisë, ka rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Çdo qytetar është i kënaqur dhe i është rritur cilësia e jetës. Në 12 vite jemi akuzuar për betonizim, prishje të historisë dhe blerje votash.  Unë u them të gjithëve se gjatë këtij mandati, janë dhënë vetëm 17 leje ndërtimi. Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar se çdo qyetar ka votuar PS-në, nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjellja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së. Ata nuk e përtypin dot humbjen prandaj hedhin baltë”, u shpreh Dako./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne