Shqiperia

Dako vendos linjë autobuzi në Manzë pas vendosjes atje të xhihadistëve iranianë të MEK

Pas një harrese të afro 5000 banorëve shqiptarë të Manzës, afro 4000 banorët e rinj xhihadistë iranianë të vendosur aty, janë më të rëndësishëm se taksapaguesit shqiptarë të Manzës, ndaj e kanë zgjuar Bashkinë Durrës për tu kujtuar se ky fshat ka nevojë për linjë autobuzi.

Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridike që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Manëz-Durrës -Manëz.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 14.05.2018 në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës, në adr: Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës.

Afati i fundit i dorëzimit të  dokumentacionit është data 30.05.2018. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 30.05.2018, ora 12.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme.

Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës.

OPINIONE