Dalin në gjyq 6 të akuzuarit për grabitjen e autoblindave të bankave,, por kapoja ende në arrati

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë dosjen për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit, ku u morën rreth 7 milionë euro. Seanca paraprake u zhvillua këtë të premte dhe të pandehurit Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa dhe Admir Çerpja do të përballen me akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe grabitjes.

Në kërkim për këto grabitje vazhdon të jetë Admir Muarataj, i cili dyshohet se ka pasur rolin organizatorit në këto dy ngjarje. Sipas Prokurorisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 3 Dhjetor 2015 dhe 9 Shkurt 2017, në rrugën e Rinasit kanë goditur blindat me para të bankave të nivelit të dytë duke marrë 7 milionë euro.

Grupi u shkatërrua në 14 Shkurt 2017, duke arrestuar pjesën më të madhe të personave që bënin pjesë. Hetuesit arritën të zbardhnin veprimtarinë dhe rolin e pjesëtarëve nga dëshmia e Admir Çerpjas. Sipas tij, ai njoftohej nga ish-komandoja Neim Avdulaj për lëvizjet e parave, ndërsa vetë kishte rolin e vëzhguesit. Më pas ai njoftonte Dash Kupën. Pikërisht 41-vjeçari nga Kruja dyshohet se është organizatori për mënyrën se si do të goditeshin blindat me para, largimin nga vendi i ngjarjes dhe më pas djegien e makinave me të cilat kryhej grabitja për të humbur gjurmët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne