Dallimi midis shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s dhe Rusisë është prej 20 herë

Ambasadori i Rusisë në Angli, Aleksandr Jakovenko i ka krahasuar shpenzimet e mbrojtjes së Rusisë, SHBA-së dhe NATO-s dhe u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të mendojnë rreth këtyre treguesve.

Ndërsa udhëheqësit e vendeve të NATO-s po debatojnë fuqishëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes, në samitin e NATO-s në Bruksel, diplomati rus Jakovenko krahasoi shpenzimet e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në këtë fushë.

‘NATO SHPENZON 1 TRILION DOLLARË, NDËRSA RUSIA 46 MILIARDË DOLLARË’

Jakovenko i cili u bëri thirrje ndjekësve të tij përmes një video nga llogaria zyrtare e Ambasadës Ruse në Twitter, u shpreh: “Të gjithë po ndjekin samitin e NATO-s këto ditë dhe unë vendosa të kontrolloj se sa shpenzon SHBA-ja për mbrojtje çdo vit. Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, kjo shifër është 700 miliardë dollarë. Pastaj i kam kontrolluar të dhënat e NATO-s dhe kam gjetur shifren prej rreth 1 trilion dollarë. Nëse i krahasojmë, Rusia për mbrojtje shpenzon 46 miliardë dollarë, pra ekziston një diferencë prej 20 herë në mes tyre.”

‘ÇËSHTJA NUK ËSHTË RUSIA, POR DOMINIMI GLOBAL’

Duke kujtuar se vendet e NATO-s po bëjnë thirrje të vazhdueshme për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes, Jakovko shtoi: “Me sa duket, çështja këtu nuk është Rusia, por mundësia e arritjes së dominimit global. Duhet të mendohet rreth kësaj.”

ÇËSHTJA E SHPENZIMEVE TË MBROJTJES ISHTE BËRË TEMË DISKUTIMI NË SAMITIN E NATO-S

Në samitin e NATO-s në Bruksel, u mbajt një takim urgjent për shkak të kërkesave për shpenzimet e SHBA-së për mbrojtje. Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti konferencën për shtyp, tha se 90 përqind të shpenzimeve të Aleancës i përmbush SHBA-ja dhe se do të jetë i pakënaqur nëse vendet e tjera nuk e rritin kontributin e tyre.

Lidhur me pyetjen nëse ai mund t’a heq SHBA-në nga NATO pa miratimin e Kongresit, Trump u përgjigj kështu: “Mendoj se unë mund t’a heq atë (pa miratimin e Kongresit), por kjo nuk është e nevojshme. Për shkak se aleatët ranë dakord të rrisin shpenzimet për 33 miliardë dollarë. Ata kanë rritur kontributet e tyre si kurrë më parë.”

Presidenti francez Emmanuel Macron mohoi fjalët e Trump dhe tha: “Shpenzimet për mbrojtjen e 2 përqind të GDP-së do t’i realizojmë në vitin 2024.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne