Damasku kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve nga Amerika

Ministria e jashtme e Sirisë ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS.

Në një letër dërguar direkt sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të KS të OKB, ministria e jashtme e Sirisë kërkoi ndërprerjen e sulmeve që kryhen nga ana e Amerikës. Në letrën e dërguar nga ministria e jashtme e Sirisë thuhet: Siria dënon sulmet e koalicionit në të cilat vriten civilët, shkatërrohet infrastruktura dhe pasuria e popullit dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtyre sulmeve. Nga sulmi më i fundit i koalicionit anti-ISIS të kryesuar nga Amerika, janë vrarë 35 civilë mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Vetëm në sulmin e së dielës kundër një autobusi të transportit civil, 17 sirianë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne