Bota

Damasku: Le të bashkohen arabët dhe kurdët dhe le të ju rezistojnë forcave turke

Zëvendësministri i Jashtëm sirian, Faisal Mikdad tha se: ”Ushtria do të ul çdo avion ushtarak që e sulmon Sirinë”, dhe bëri thirrje që arabët në pjesën veriore të Sirisë ‘të bashkohen me kurdët dhe të ju rezitojnë forcave turke’.

Zëvendësministri i Jashtëm sirian, Faisal Mikdad, i cili zhvilloi një konferencë shtypi në Damask, paralajmëroi se SHBA është përpjekur të zgjasë luftën në Siri dhe se kjo politik ka shkaktuar më shumë viktima civile, duke e bërë të pamundur kompensimin.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, lidhur me operacionin e Turqisë për Afrinin, ‘Dega e Ullirit’, theksoi se: “Rajoni Afrin është një pjesë e pandashme e territorit sirian.”

“Ne po bëjmë thirrje që qytetarët arabë dhe kurdë në pjesën veriore të Sirisë të bashkohen dhe të i’u rezistojnë forcave turke.”- tha Mikdad, duke shtuar se Damasku “mori të gjitha masat e nevojshme për të penguar këtë agresion”.

‘NUK ËSHTË KËRCËNIM BOSH’

Zëvendësministri i Jashtëm sirian i paralajmroi edhe vendet perëndimore që të mos zhvillojnë sulme ajrore ndaj Sirise.

Mikdad tha se: “Ata do t’a ulin çdo aeroplan që e shkel hapsirën ajrore të Sirisë, ashtu siq e kan ulur aeroplanin izraelit.”

“Ushtria do të ul çdo avion lufte që sulmon Sirinë dhe ky nuk është një kërcënim bosh.”- tha ai, duke vazhduar si më poshtë:

‘LE TË JETË QOFTË AEROPLAN IZRAELIT, AMERIKAN APO TURK’

“Hapësira siriane u mbyll në mënyrë të sigurtë. Kemi sisteme mbrojtëse ajrore efektive që shkatërrojnë shumë raketa të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë u aktivizuan për të goditur çdo avion që do të sulmonte Sirinë. Dhe ky le të jetë qoftë aeroplan izraelit, qoftë aeroplan amerikan, qoftë aeroplan i Turqisë apo i ndonjë shteti tjetër që do t’a dëmtonte Sirinë, kjo nuk ka rëndësi.”

Mikdad deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe e kanë përkrahur ISIS-in për të parandaluar përparimin e forcave të qeverisë siriane dhe se SHBA ka evakuuar qindra militantë të ISIS nga Rakka dhe Deyr ez Zor, dhe tha se: “Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara që të hetojnë performancat dhe veprimet e saj që synojnë shkatërrimin e popullit sirian, kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë politike të Sirisë, duke i shkelur qëllimet dhe parimet e OKB-së.”

Mikdadi i cili deklaroi se ushtria siriane kurrë nuk kishte përdorur armë kimike dhe se nuk kishte as tani, për shkak se kishte shkatërruar armët kimike nën mbikëqyrjen e OKB-së, tha se grupi i quajtur Helmetat e Bardha kishin përgatitur raporte të rreme për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe se grupi ishte mbështetur nga shërbimet sekrete britanike dhe amerikane. Ai theksoi se: “Ne do të shpëtojmë plotësisht nga terroristët atëher kur perëndimi t’i jep fund mbështetjes ndaj tyre.”

PATI KËRCËNIM NGA FRANCA

Presidenti francez, Emmanuel Makron kishte kërcënuar të niste një sulm ajror kundër Sirisë në rast se janë të vërteta pretendimet se qeveria siriane përdorte armë kimike kundër popullit.

TË SHTUNËN DAMASKU PËR HERË TË PARË E KISHTE ZBRITUR AVIONIN IZRAELIT

Më 10 shkurt, Izraeli nisi një sërë sulmesh ajrore kundër Sirisë, me arsyetimin se një automjet ajror pa pilot i Iranit që fluturonte nga Siria e kishte shkelur kufirin, por sistemet e mbrojtjes ajrore siriane e kanë zbritur një aeroplan izraelit F-16.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE