Damasku sulmohet me raketa nga bazat amerikane dhe angleze në Jordani

Gazeta siriane Tashrin shkruan se ditën e dielë nga bazat amerikane dhe angleze në Jordani janë lëshuar disa raketa balistike në drejtim të qytetit Hamah në perëndim dhe Alepo në veri të Sirisë.

Gazxeta Siriane shkruan se Jordania si një prej mbështetësve të terroristëve në rajon ka rol të madh në shfaqjen e krizave në Irak dhe në Siri, mirëpo ky vend është munduar ta paraqesë veten si asnjanës, ndërkohë që është vënë në shërbim të politikave të perëndimit dhe sidomos të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Dhoma operative Muk në të cilën punojnë disa shërbime të huaja të vendeve arabe kundër Sirisë, është fakt që tregon veprimtarinë e Jordanisë. Sipas gazetës Tashrin, bazat amerikane dhe anglez enë Jordani kanë lëshuar disa raketa balistike kundër bazave ushtarake të Sirisë në Hamah dhe Alepo, duke lënë të vrarë 40 persona dhe plagosur 60 të tjerë. Ndërkohë agjencia Sky News ka njoftuar shpërthimin e një depoje me armatime të ushtrisë siriane në qytetin Alepo që i përkiste brigadës së 47 të ushtrisë së Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne